Futboll Seria A Sport

Spalletti: Zhgënjimin ta kthejmë në forcë, besoj te Championsi

Luciano Spalletti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të transfertës friuliane ndaj Udineses, sfidë të cilën kërkon ta fitojë. Trajneri i Interit kërkon që skuadra të shohë para dhe u kërkon gazetarëve të mos e pyesin më për ndeshjen me Juventusin, pasi dëshiron të mbyllë atë kapitull.

“Nuk dua të flas më për ndeshjen me Juventusin, pasi ajo ka kaluar tashmë. Duhet të përqendrohemi dhe të japim më të mirën deri në fund, duke marrë 9 pikët e mbetura në lojë, pasi vetëm kështu mund të synojmë të realizojmë objektivin tonë. Skuadra është e karikuar dhe zhgënjimin ndaj bardhezinjve duhet ta shndërrojmë në forcë për të përballur me frymën e duhur 3 takimet e fundit”, deklaroi Spalletti.

Trajneri foli edhe për formacionin me të cilin do të përballet ndaj Udineses, por ndonëse tha se e ka marrë vendimin, nuk preferoi të tregojë se kush do të luajë ndërmjet Santonit dhe Dalbertit.

“Besoj se e kam të qartë kush do të luajë nesër, por nuk preferoj ta them. E sigurt është që do të luajë njëri mes Dalbert dhe Santon. Këtë të fundit e kam parë mirë gjatë javës, pavarësisht se u kryqëzua padrejtësisht. E kam riparë ndeshjen dhe jam i bindur që nuk e humbëm për faj të tij, pasi nuk pati asnjë gabim me peshë të Santon, ndaj edhe më duket e padrejtë që t’i drejtohet gishti pikërisht atij”, tha trajneri i Interit.

Luciano Spalletti mendon se Brozoviç dhe Rafinha do të japin një kontribut të rëndësishëm në këtë sprint final, ndërsa ka besim se skuadrat romane do të gabojnë dhe Interit do të ketë shanset e vetë për zonën Champions.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë mirë pjesën tonë, duke luajtur mirë dhe marrë maksimumin në 3 takimet e mbetura, ndërsa më pas kundërshtarët do të gabojnë dhe mund të rikthehemi në zonën Champions. Rafinha është rikuperuar plotësisht dhe ka një gjendje mjaft të mirë fizike, ndaj bashkë me Brozoviçin do të na japinë një dorë drejt triumfit në sfidat e mbetura”, tha Luciano Spalletti.

Related posts

Manovra merkatoje, zbulohet biseda telefonike Marotta-Leonard! Ata folën për…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Dramë në Azerbajxhan, penalltitë nderojnë Molde. Në Danimarkë nuk ka histori

Delo.autor

DËSHTIMI KOLOSAL NË CHAMPIONS/ Në “Camp Nou” nuk e duan, ky lojtar do largohet në verë

Delo.autor

Leave a Comment