Bundesliga Futboll Sport

Dy skuadra nga Bundesliga shfaqin interes për Xherdan Shaqirin

Aventura e Xherdan Shaqirit te Stoke City do të përfundojë pas përfundimit të këtij sezoni.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, do të largohet nga Stoke City, pas rënies të këtyre të fundit nga Premierliga.

25 vjeçari në kontratën e tij me Stoke, ka një klauzolë që i mundëson largimin për 14.5 milionë euro.

Sipas raportimeve të para, për Xherdan Shaqirin ka interesim nga Gjermania. Janë dy skuadra që po kërkojnë shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.

Shaqiri edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku ishte pjesë e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka fituar Ligën e Kampionëve.

Related posts

REFUZOI MILANIN/ Interi përforcon mbrojtjen me Manuel Akanjin: Zgjodha klubin më të madh në Itali, dua Championsin

F.autor

SUPERIORE/ Tirana shkon si kryesuese dhe +7 në derbi, shikoni si ndryshon renditja…

Delo.autor

REAL Madrid SHITI RONALDON, por është një PERANDORI TË ARDHURASH. Ja shifrat

Isa.Autor

Leave a Comment