Futboll Seria A Sport

A IA KAM PROPOZUAR INTER-IT? Menaxheri i Kessie reagon i revoltuar: Një futbollist i kalibrit të Franck nuk…

George Atangana, agjenti i Franck Kessie, foli për “Calciomercato.com”, ku bëri një pasqyrë të situatës kontraktuale të lojtarit të Milanit. Këto janë fjalët e tij: “Ne jemi në prag të javës së tetë të kampionatit dhe ekziston gjithë ky konfuzion mediatik në lidhje me rinovimin e Kessié me Milanin.

Unë nuk kam të njëjtën qasje ndaj negociatave të ngjashme me këtë. Ka lojtarë që priten të rinovojnë tek Interi, Marseille, Napoli, Monchengladbach, Torino dhe klube të tjera, por nuk po flitet për ta me të njëjtën energji.

Fjalët e Franck në Olimpiadë? Për një lojtar të rëndësishëm, gjithmonë nevojitet kontratë që ia vlen. Kishte një ofertë zyrtare nga klubi dhe një kërkesë nga agjenti, por ne po flasim për shifra shumë larg atyre që ju po referoni.

A ia kam propozuar Interit? Një futbollist i kalibrit të Franck nuk ka nevojë t’i propozohet askujt. Në çdo rast, unë kurrë nuk kam folur me Interin, për shumë kohë të njëjtat gjëra janë thënë gabimisht. Më vjen keq për ata që i lexojnë, duke besuar se janë të vërteta”.

Related posts

VIDEO/ Juventus nuk di të ndalet, shënon edhe Higuain

Q.Autor

DUELI I KUALIFIKUESVE TË “EURO 2020″/ “Arena Kombëtare” gati për Francën, sistemohet edhe… (FOTO)

Delo.autor

Klubet e Serisë A, 130 milionë euro për zero rezultate

Q.Autor

Leave a Comment