Futboll Seria A Sport

Dzeko: Ëndrra ime, është të luaj për Milanin

Sulmuesi i Romës Edin Dzeko pranon se ëndrra e tij, ishte të luante për Milanin dhe ai u afrua për t’u bashkuar me ta në vitin 2009.

Boshnjaku ka kaluar tre sezonet e fundit në Serie A, duke fituar kurorën më të mirë në sezonin 2016-17, por ai mund të kishte qenë shumë më herët në Itali.

Kur isha duke luajtur për Željezničar, ëndrra ime ishte të luaja për Milanin- tha Dzeko.

Pas fitimit të titullit me Wolfsburg unë isha shumë pranë Milanit, por gjermanët nuk donin të më linin të shkoja ne Serie A. 

Për fat të mirë karriera ime shkoi mirë dhe tani unë jam shumë i lumtur në Romë. Dzeko ishte gjithashtu afër Chelseat në janar?

Pasi kam luajtur për Manchester City unë nuk isha gati për të shkuar në Chelsea, kështu që vendosa të qëndroja në Romë.

E ardhmja ime? Tani dua vetëm të luaj këto dy ndeshje për ekipin kombëtar Bosnjen dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh.

Unë kam dy vjet kontratën me Romën.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

PO HIDHET SHORTI NË CHAMPIONS/ Messi dhe CR7 bëhen bashkë, çfarë po bisedojnë “jashtëtokësorët”?

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 11 minutash lojë, Dybala ndëshkon Zenit (VIDEO)

Delo.autor

Sevilla rikthehet te fitorja/ Andaluzianët luajnë “tenis” me skuadrën e SHQIPTARËVE

Isa.Autor

Leave a Comment