Futboll Premier League Sport

LAJM I KEQ PËR YLLIN PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Sarri: Nuk do të luajë kurrrë…

Danny Drinkwater, mesfushori i Chelsea-t, nuk po kalon sigurisht një moment të mirë. Pas aksidentit me makinë në gjendje të dehur, tani ka ardhur një tjetër lajm i keq për lojtarin.

Ka qenë trajneri Maurizio Sarri që ka folur për ish-futbollistin e Leicester, i cili u transferua në “Stmford Bridge” për 35 milionë euro në 2017-ën.

“Kur kam ardhur te Chelsea, kam folur me Drinkwater dhe i kam thënë se nuk do të luante kurrë me mua. Karakteristikat e tij nuk janë të përshtatshme për sistemin tim të lojës. Ai e dinte, por ka vendosur të qëndrojë. Ndoshta shpresonte që të ndryshoja modul, por nuk ka qenë kështu”, ka thën Sarri.

Italiani ka folur edhe problemet e fundit të lojtarit jashtë fushës: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Duhet të luajmë ndeshjen e Europa League, më pas do t’i flas. Mendoj se të premten do të më japë një shpjegim”.

Related posts

ASLLANI NUK ËSHTË I VETMI/ Ja cilët janë 9 futbollistët e Interit që po bëhen gati për titullin e parë kampion në karrierë

F.autor

Presidenti i klubit gjigant gati të shpenzojë 200 milionë euro për 3 lojtarë

Q.Autor

Ndeshja me Shqipërinë/ Trajneri i Izraelit PESIMIST: Do provojmë shanset tona

Isa.Autor

Leave a Comment