Futboll La Liga Sport

E ardhmja e Iniestës? Babai i tij është sigurt vetëm për një gjë…

E ardhmja e Don Andres Iniesta? Për momentin është një dilemë. E sigurt është që “Magjistari” nuk do të luajë në Spanjë. Është e pamundur për numrin 8 thjesht të mendojë për të sfiduar Barçën e tij. Pra, do ta transferohet jashtë. Po me familjen si i bëhet? E thjesht. Flitet në telefon. Po nëse skuadra e re e Iniesta-s do të jetë në Kinë ose Japoni, faturat e telefonit, kush do t’i paguajë? Sigurisht, Don Andres. Këtë e konfirmon babai i tij, José Antonio. “Do të jetë pak ndryshe, sepse familjet tona jetojnë aktualisht vetëm 1 kilometër larg njëra-tjetrës. Gjithsesi, ne do të shkojmë ta takojmë Andres dhe ai do të vijë të na takojë. Por do t’i çoj faturat e telefonit, sepse është vështirë të jetojmë larg njëri-tjetrit…”.

FAMILJA – Babai i mesfushorit spanjoll ka folur për “Barça Inside” dhe tregon anën më personale të Iniesta-s, atë që kamerat në fushë nuk arrijnë ta kapin. Për shembull, si është të kesh në gjirin e familjes një kampion? “Nga jashtë publiku e percepton figurën e tij ndryshe, por për ne është thjesht Andres, djali ynë. E shohim dhe e trajtojmë si djalin tonë, njësoj si edhe motrën e tij apo edhe nipërit tanë. Nuk kanë rëndësi për ne tituj që ka fituar. Në shtëpinë tonë ka të qeshura, shaka apo edhe sherre, njësoj si në çdo familje tjetër. Fama e Andres nuk ka ndryshuar asgjë për familjen”. Meqë jemi te familja, a do të ndikojë kantina e verës te zgjedhja e Iniesta-s? “Nëse falë skuadrës së tij të re do të krijohet mundësia për të zgjeruar aktivitetin e tij në Kinë, SHBA apo Australi, pse jo? Por nuk do përfshihet kjo çështje në kontratë”.

RIKTHIMI? – Por një dilemë ka në këtë mes. Pse të rinovosh kontratën deri në vitin 2017 me një akord… përjetë dhe pastaj të largohesh nga Barcelona? Çfarë kuptimi ka të lidhesh përjetë me një klub dhe pastaj të largohesh pas një viti? Babi i Iniesta-s ka një shpjegim për këtë pyetje. “Bëhet fjalë për një kontratë me të cilën Barça tregoi besimin që kishte tek Andres, duk i thënë se do të ishte ai që do të vendoste nëse dhe kur të largohej. Me një kontratë 3-vjeçare për shembull ka gjithnjë presion. Ndërsa në këtë mënyrë Barça i dha besimin e duhur Andres, duke ditur që do të kishte marrë vendimin mër të mirë për të dhe për klubin”. Pra, a ekziston mundësia për të parë sërish Iniesta-n me ngjyrat blaugrana? Natyrisht, përgjigjet babai José Antonio. “Dyert do të jenë të hapura për të gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë në dispozicion të Barçës, nëse do ta thërrasin. Është skuadra e tij”. E mbi të gjitha me Don Andres sërish te Barcelona, faturat e telefonit do të ishin më të lehta. Një zgjidhje… që u leverdis të gjitha palëve!

Related posts

ARRITI SUKSESIN ME BRAZILIN NË COPA AMERICA/ Futbollisti i Milan i surprizon të gjithë me “look”-un e ri (FOTO)

Delo.autor

VIDAL flet si lojtar i BARCELONËS: T’i FITOJMË të gjithë TROFETË në dispozicion

Isa.Autor

SKANDALI/ Marseja kërkon fitoren në tavolinë, në Francë marrin si shembull ndeshjen Serbi-Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment