Futboll Sport

E bujshme/ Futbollisti i Skënderbeut drejt Italisë, ndërhyri Edvin Murati

E bujshme! Sabjen Lilaj është një hap larg transferimit te klubi italian, Palermo. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë lojtarit se mesfushori i Skënderbeut ka arritur në parim një akord dhe tashmë mbetet vetëm konkretizimi i marrëveshjes, që duket e destinuar për t’u zyrtarizuar sapo të mbyllet sezoni.

Mësohet se ka qenë një ofertë surprizë për Lilajn, e ardhur zyrtarisht vetëm pak ditë më parë, falë ndërmjetësimit të një ish-futbollisti të njohur të Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Edvin Muratin, i cili ka folur personalisht me Lilajn për llogari të klubit italian. Fakti që mesfushori është kontingjent i ekipit Kombëtar, ia ka bërë edhe më të lehtë “rrugën”.

Agjentët e Palermos e kanë ndjekur me kujdes këtë periudhë 29- vjeçarin, i cili është pa diskutim një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Skënderbeut në gjashtë sezonet e fundit. Ofertat për korçarin nuk kanë munguar, por asnjëherë klubi nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje, ku së pari të kënaqet sa i përket shifrave që mund të përfitojë nga shitja dhe së dyti të bind lojtarin. Vetë Lilaj ka qenë afër nënshkrimit me një klub polak pak vite më parë, ndërsa ka pasur oferta konkrete nga skuadra greke, hungareze, qipriote, turke dhe izraelite.

Related posts

Borusia Dortmund ‘hap ankandin’ për trajner

Q.Autor

KAMPIONË PA QENË “TË PARËT”/ Nuk kishte ndodhur kurrë, titulli i çuditshëm për Juventus

Delo.autor

“JAM SHUMË KRENAR”/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit

Delo.autor

Leave a Comment