Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ PSG planifikon transferimin e mesfushorit katalanas

Paris Saint-Germain ka etiketuar sulmuesin e talentuar francez, Ousmane Dembele, si njërin nga objektivat kryesor për afatin kalimtar veror.Gjiganti francez ka investuar shuma të mëdha parash në verë me transferimin e Neymarin dhe Kylian Mbappe.

Por, edhe përkundër investimeve prej 400 milionësh, PSG ka dështuar në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar në 1/16-tën nga Real Madridi.Sipas gazetës spanjolle Don Balon, PSG planifikon të bëjë ofertë përsëri për talentin e Barcelonës, Dembele.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel është afër të marr drejtimin e parisienëve dhe puna e bërë me Dembelen te Borussia Dortmundi ka bërë që francezi të jetë objektiv i tij.Edhe Barcelona thuhet se është gati të lejoj largimin e Dembeles, por do të preferonte huazimin e tij para shitjes përfundimtar.

Lionel Messi mendohet se pëlqen transferimin e Antoine Griezmann, pasi beson se francezi do të ishte më i përshtatshëm se Dembele.

Related posts

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Felix, Griezmann ndëshkon Liverpool me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“ASGJË NUK ËSHTË PERFEKTE”/ Duka kritikon Rejën për barazimin me Andorrën: Do t’i propozoj që të …

Delo.autor

Leave a Comment