Futboll Sport

“Tregu” italian i “rrëmben” tre super lojtarë Partizanit

Për të shpëtuar një sezon i cili rezultoi totalisht i dështuar, drejtuesit italian të skuadrës së Partizanit janë duke bërë lëvizjen e fundit për t’u mbajtur men se kanë bërë diçka të mirë gjatë kohës që ishin te “demat”. Drejtori Sportiv, Antonelo Preiti i cili është edhe krahu i djathtë i Luciano Moggit, prej ditësh ndodhet në Itali ku ka nisur të lobojë në skuadra të ndryshme për të shitur tre futbollistë që kanë bërë mirë gjatë këtij sezoni me Partizanin. Synohet që ata të jenë pjesë e ekipeve të Seria A, ose atyre që aktualisht janë në vendet e para të renditjes në Seria B dhe do të jenë pjesë e një kategorie më lartë sezonin e ardhshëm.

Portieri Alban Hoxha prej kohësh pret një eksperiencë jashtë vendit dhe kampionati italian ka qenë i përfolur edhe më parë për të. Por, një gjë e tillë nuk është realizuar. Do të shihet nëse Preiti në bashkëpunim me Moggin do të realizojnë transferimin e 30-vjeçarit që është pjesë e Kombëtares Shqiptare.

Emri i dytë është ai Esat Malës, 19-vjeçarit të cilit mediat italiane i kushtuan një shkrim për ecurinë e tij me të kuqtë dhe theksuan mundësinë që ai të luante në Seria A në të ardhmen. Mala arriti të zërë një vend si titullar i të kuqve duke sfiduar edhe senatorët në gjysmën e dytë të kampionatit.

Jurgen Bardhi, talenti 20-vjeçar që është edhe pjesë e Kombëtares Shpresa është gjithashtu shpresa e madhe e drejtuesve italiane se mund të shitet në Seria A për t’i sjellë klubit të ardhura. Këta janë tre emrat mbi të cilët Preiti po punon prej kohësh, por do të shihet se sa do të arrijë të realizojë transferimin e tyre. Mesa duket kjo është përpjekja e fundit e Pretiti dhe Moxhit për të justifikuar rrogat e tyre gjatë këtij sezoni te Partizani.

Related posts

KËNGËTAR APO FUTBOLLIST? Ylli i Realit mahnit shokët te Spanja (VIDEO)

Delo.autor

ANKTHI I SUPERSFIDËS/ Inzaghi: RONALDOS do t’i rezervojmë një “trajtim special”

Isa.Autor

PARA GJYSMËFINALES COPA AMERICA/ “Hilet” e brazilianëve në hotelin e Argjentinës, Messi dhe ekipi pa gjumë

Delo.autor

Leave a Comment