Sport

“E dua Salah, është si Messi”; Ronaldo lavdëron yllin e Liverpool

Ish-sulmuesi i Real Madridit, braziliani Ronaldo, e cilësoi Mohamed Salah si “të pabesueshëm”, duke e krahasuar yllin e Liverpool me Lionel Messin. Salah, 25 vjeç, luajti këtë sezon me “Reds” dhe shënoi 44 gola në të gjitha garat, në fushatën e tij të parë me gjigandët e Premier League.

Forma e egjiptianit ndërkombëtar është e rëndësishme, në qoftë se Liverpool do ta mposhtë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, në Kiev, të shtunën. Braziliani i madh, Ronaldo, ka qenë i impresionuar nga Salah, duke thënë se sulmuesi në fjalë ishte i ngjashëm me superstarin e Barcelonës, Leo Messi.

“Salah, e dua atë, sepse është një lojtar i pabesueshëm, me një cilësi të jashtëzakonshme, – tha “Fenomeni” për “El Partidazo de COPE”. – Ai duket si Messi. Kohët e fundit kam lexuar se unë kam qenë frymëzimi i tij dhe kam mbetur i ngazëllyer”.

Pavarësisht nga performancat e Salah, Real Madridi është favoriti për finalen e Ligës së Kampionëve, pasi kërkon ta fitojë kurorën për herë të tretë radhazi dhe të katërt në pesë sezone.
Ronaldo beson se klubi i tij i mëparshëm do ta kapërcejë Liverpool me një ndeshje të nivelit të lartë:

“Nëse Real Madridi fiton finalen e Kievit, do të jetë një ngjarje e pashembullt në historinë e tij. Jam shumë optimist. Kishte dyshime gjatë këtij sezoni, por Real Madridi u bashkua dhe ka arritur diçka historike”.

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mbrojtësi Hysaj: Ne shkojmë për 6 pikë, duhet të besojmë te vetja jonë. Kemi analizuar…

Delo.autor

ÇMIMET E “KRIPURA” TË BILETAVE NË DERBI/ Tifozat batuta kundër klubit: Ja keni fut por***s… (FOTO)

Delo.autor

GURI: Kampionati ynë ka rritje, s’ka kuptim pa Tiranën e Vllazninë

Sadik.Autor

Leave a Comment