Sport

Ronaldo për krahasimet me Salah: Unë jam ndryshe nga të gjithë

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka krahasim mes tij dhe sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Të dy, sikurse Ronaldo ashtu edhe Salah kanë qenë në formë superiore për klubet e tyre përkatëse këtë sezon, ku portugezi shënoi 43 gola për Real Madridin dhe egjiptiani 44 për Liverpoolin.

Këta dy futbollistë do të përballen mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë filluar krahasimet mes tyre, por Ronaldo ka thënë se janë krejtësisht të ndryshme

“Njerëzit duan të krahasojnë me lojtarët e tjerë, por unë jam ndryshe nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Ronaldo për BT Sport.

Cristiano Ronaldo 

“Salah është ndryshe nga të gjithë, prandaj jemi të ndryshëm”.

Mohamed Salah 

“Ai luan me të majtën, unë luaj me të djathtën. Unë jam i gjatë, ai është pak më i shkurtër”.

Related posts

JAVA 14 E SUPERIORES/ Ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme…

Isa.Autor

“IMPAKT I MIRË NË…”/ E nisi ndeshjen nga stoli, Ja vlerësimi i mediave italiane për Ndojin

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Katër skuadra në duel, ja shteti ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment