Futboll La Liga Sport

E jashtëzakonshme, Iniesta pozon me 32 titujt e fituar te Barça

Andres Iniesta është duke e shijuar ditët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës. Pret të luajë ndeshjen e fundit në “Camp Nou”, ku do të zhvillohet edhe ceremonia madhështore për “lamtumirën” e tij. “Fuentealbilla” do të kujtojnë imazhe të mëdha nga ky stadium, nga kjo skuadër, të tilla si fotografia me 32 trofetë, që ka fituar si lojtar i ekipit të parë të Barcelonës.

Ai ka pozuar me të 32 trofetë, që janë nxjerrë nga muzeu i klubit dhe janë renditur njëri pas tjetrit në fushën e blertë të “Camp Nou”. Iniesta ishte i shoqëruar në këtë foto të veçantë nga miqtë e tij, si Jordi Mesalles, fizioterapisti i ekipit të parë, Joel Borras, konsulenti i komunikimit dhe imazhit, dhe Sesi Martinez, i cili e ka postuar këtë foto në çast.

Iniesta dhe Leo Messi ndajnë rekordin e titujve në historinë e Barcelonës, me nga 32 të tillë: 4 Kupa Europiane – Champions (2008-09, 2010-11, 2014-15), 9 tituj në La Liga (2004-05, 2005-06, 2008-09 , 2009-10, 2010-11, 2012-13, 2014-15, 2015-16, 2017-18), 3 Botërorë për Klubet (2009, 2011, 2015), 6 Kupa Mbreti (2008-09, 2011-12 , 2014-15, 2015-16, 2016-17, 2017-18), 3 Superkupa Europiane (2009, 2011, 2015) dhe 7 Superkupa të Spanjës (2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016).

Ceremonia e lamtumirës, ajo institucionale, do të mbahet në “Camp Nou”, në prani të shumë VIP-ve të dielën (ora 20:45). Iniesta do të luajë ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Barcelonës kundër Real Sociedad.

Related posts

PAMJE EMOCIONUESE/ Spanja nuk e njeh Kosovën, në Katalonjë organizojnë protestë për… “Dardanët” (VIDEO)

Delo.autor

“YLLI” QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të “rrëmbejë” talentin e Crystal Palace…

Delo.autor

“E PASKAN LËN MEND”/ Wanda “çmendet” me ICARDIN. Shokëve i jep dhurata, mua as nuk më…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment