Futboll Shqipëri Sport

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Uzuni spektakolar, Kombëtarja mposht Kosovën në “Elbasan Arena”

Shqipëria mund 2-1 Kosovën në miqësorën vëllazërore dhe përpara dy ndeshjeve vendimtare të Nations League ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, edhe pse me shumë mungesa, ashtu sikurse dhe Kosova, luan një 90 minutësh të mirë dhe tregon se të paktën fizikisht është në formë.

Me një Uzuni më shumë, natyrisht! Pikërisht protagonisti është beratasi i Ferencvaros, që realizoi gol dhe dha edhe asistin për rrjetën që hapi sfidën nga Bekim Balaj.

Debutim i mirë titullar edhe nga i riu Çepele, i cili megjithatë e njollosi pak në fund me një penallti të shkaktuar ndaj Vedat Muriqi. Sulmuesi i Lazios, ende jashtë forme, ka arritur të gjejë golin për “dardanët”.

Një test i bukur, ku mungoi korniza e publikut, edhe pse disa tifozë jashtë stadiumit vazhdonin thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ashtu sikurse edhe duhet të jetë!!!

Related posts

SKANDALI NË CHAMPIONS/ Racizëm në ndeshjen PSG-Bashakshehir, arbitri rumun rrezikon të dënohet rëndë

Delo.autor

DHUROI SPEKTAKËL ME DY GOLA/ Ksavi i mrekulluar nga Levandovski: Bekim që e kemi te Barcelona!

F.autor

Këto ishin momentet e dyshimta të “El Clasicos” që nuk u vrenjtën nga gjyqtarët (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment