Futboll La Liga Sport

E kryer, Barcelona rezervon yllin e radhës për 2019

Barcelona i ka planet gati edhe për merkaton e vitit 2019-të. Nëse për sezonin e arshshëm ka në synim Antoine Griezmann të Atletico Madrid dhe Arthur Melo të Gremios, për verën e 2019-ës gjigantët katalanas kanë planifikuar që të afrojnë në “Camp Nou” Frenkie de Jong. Mesfushori 20-vjeçar i Ajax është piketuar nga blaugranët për merkaton e verës së vitit që vjen.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan përfaqësuesit e Barçës kanë ndjekur dy të rinjtë e klubit të Amsterdamit, De Jong dhe De Ligt gjatë gjithë sezonit aktual, të cilët kanë bërë paraqitje mjaft pozitive. Mesfushori është pëlqyer shumë nga drejtuesit e gjigantëve të La Ligas dhe besohet se do të sjellë risi në këtë rol, ku aktivizohen momentalisht lojtarë si Rakitic (30 vjeç), Busquets (29 vjeç) dhe Paulinho (29 vjeç). Përveç kësaj, një tjetër mesfushor me shumë rëndësi do të mbyllë karrierën profesionale në kampionatin iberik në “Camp Nou”, Andres Iniesta.

Në këto kushte, duke menduar për të ardhmen, Barça ka planifikuar që të rezervon mesfushorin e Ajax deri në vitin 2019. Klubi katalanas ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe drejtuesit e ekipit, ku i ka shfaqur interesin për blerjen e kartonit të 20-vjeçarit, para se të transferohet në një ekip tjetër. Në rastin e De Jong, Barça e ka bindur lojtarin që të presë deri verën e ardhshme duke i dhënë atij garancitë se do ta afrojë në “Camp Nou”.

Related posts

Pique mban në ankth Barcelonën, nesër do të zbulohet gjendja e qendërmbrojtësit

Q.Autor

(VIDEO) Napoli në epërsi ndaj Veronas, goli vjen nga mbrojtësi

Q.Autor

“PRITA 4 VJET TA DËRGOJA NË SPITAL”/ “Shkëndija” në distancë Zlatan Ibrahimovic-Materazzi

Delo.autor

Leave a Comment