Bundesliga Futboll Sport

Heynckes shokon Bayernin dhe Gjermaninë: Neuer ka humbur…

Trajneri i Bayern Munchen në një intervistë për prestigjiozen “Kicker”, ka folur për ndeshjen e radhës që skuadra e tij do të ketë në kampionat ndaj Stuttgart e cila është e fundit dhe ka dhënë një lajm të keq për Manuel Neuer. “Më vjen keq për Manuel, pasi humbi sezonin me Bayernin për shkak të dëmtimit, por edhe në Kampionatin Botëror do të jetë shumë e vështirë që të aktivizohet. Besoj se nuk do t’ia dalë që të jetë në dispozicion të Gjermanisë në Rusi”, ka thënë trajneri që sot ka ka pasur edhe ditëlindjen ku ka mbushur 73 vjeç. Në fund të sezonit ai do të tërhiqet nga drejtimi i Bayernit.

Neuer vazhdon të jetë në fazë rikuperimi prej gjashtë muajsh pas një dënimi që ka marrë në kockën e pestë anësore, që ndodhen sipër shputës së këmbës. Edhe pse shpresohej shumë për aktivizimin e tij me Kombëtaren, sipas trajneri gjerman një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, ose pothuajse e pamundur.

Related posts

Jorge Valdano: Lewandowski nuk do të shkojë kurrë te Real Madrid

Sadik.Autor

“LUANI ME KOKËN LART, BASHKË PËR TË 28-IN”/ Tifozët e Tiranës surprizojnë skuadrën në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Luis Enrike u mbyll gojën absurdërve: Ambient perfekt për futboll, Kosova meriton më shumë

Delo.autor

Leave a Comment