Bundesliga Futboll Sport

E PABESUESHME/ “Ylli” i Bayern Munichut rrezikon karrierën, mund të përfundojë…

Mesfushori i Bayern Munichut Arturo Vidal rrezikon të përfundojë në burg. Zyra e Prokurorisë të Mynihut akuzon kilianin për shkaktim të dëmeve fizike ndaj dy personave gjatë një sherri në një nga pub-et e Mynihut vitin e kaluar.

Raportohet se Vidal rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 10 vjet heqje lirie.Akuza lidhet me problemet që Vidal dhe vëllai i tij shkaktuan në pub-in e njohur të Mynihut “Oktoberfest” pas fitores së bavarezëve ndaj Mainzit 4-0 në shtator të 2017.

Burimet vendase deklarojnë se kiliani dhe disa miq të tij kishin konsumuar sasi të tepërt alkooli dhe kanë nisur të thyejnë gotat dhe të konfrontohen fizikisht me disa klientë të pubit.Vidal ka kundërshtuar forcërisht dhe ndërhyrjen e policisë lokale për të qetësuar situatën.

Ish-lojtari i Juventusit është përfshirë në probleme të tilla dhe në të kaluarën kur luante me Juventusin. Në 2014 ai u gjobit me 101.000 € nga klubi torinez pasi kishte nisur një sherr në gjendje të dehur në një nga klubet e Torinos.Ende nuk është vendosur data e procesit gjyqësor për akuzën ndaj Arturo Vidalit.

Related posts

WEST HAM-LIVERPOOL/ Vendasit barazojnë rezultatin, shënon Antonio

Delo.autor

Zëvendësimi i Messit para minutës së 60′, hera e parë që nga viti 2007

Q.Autor

E BUJSHME/ Zidave në prag largimi, vendin e tij pritet ta zejë ish trajneri i Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment