Bundesliga Futboll Sport

Bayern NDERON Messin/ Një sektor i stadiumit “Allianz Arena” vetëm për argjentinasin

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, i kanë bërë një nderim të veçantë Leo Messi-t, duke i dedikuar pesë herë fituesit të Topit të Artë një sektor të “Allianz Arena”-s.Messi do të konsiderohet gjithmonë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, nëse jo më i miri, dhe Bayern ka dashur ta vlerësojë,por pse?

Nën 2012-ën, sulmuesi i Barcelona-s ka realizuar 91 gola në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Gerd Muller prej 85 golash në 1972-in.Pasi ai theu rekordin, Messi i dhuroi legjendës së Bayern, Muller, një fanellë me autografin e tij: “Për Gerd Muller/Keni respektin dhe admirimin tim /Një përqafim”.

72-vjeçari ia dhuroi fanellën ish-klubit të tij, që tani ndodhet në “Allianz Arena” dhe është i vetmi artikull që nuk ka lidhje me Bayern në të gjithë stadiumin.

Kur Messi dërgoi fanellën, ajo është shoqëruar me një letër të shkruar nga presidenti i Barça-s në atë kohë, Sandro Rosell, që i ishte drejtuar homologut të tij, Karl Heinz Rummenigge, dhe ku shkruhej: “Mirënjohje për lojtarin dhe personin që është Gerd Muller”.

“Respekti dhe admirimi që klubi ynë ka për Bayern dhe tifozët e tij tregohet përsëri në kryqëzimin e këtyre dy lojtarëve të mëdhenj, që janë bërë legjenda të klubeve tona”, ka shkruar Rosell.

Related posts

Atletico po mendon të kthejë Sergio Agueron në Madrid

Sadik.Autor

Ze Maria ndjen frikë/ Tani nuk ka më justifikime, iki nëse nuk vjen kthesa

Isa.Autor

SKANDAL/ “Pis m*ti, palaço… Ju jeni pisa”, trajneri i Laçit rreh fëmijët pse humbën ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment