Futboll La Liga Sport

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Real Madridi i prezantoi sot fanellat e reja për sezonin 2018/19.

Fanella e parë dhe ajo e dyta, të cilat lojtarët madrilenë do t’i veshin si vendas dhe mysafirë, përkatësisht, tani janë edhe në shitje në uebsajtin zyrtar të skuadrës.

Trajneri Zinedine Zidane bashkë me 24 lojtarë tjerë kanë pozuar me fanellat e reja. Të gjithë përveç njërit, Cristiano Ronaldos.

Mungesa e Ronaldos është për t’u habitur. Sepse edhe pse portugezi është i madh i një marke tjetër sportive, Nikes, dhe jo Adidast, sponsorit kryesor të klubit nga kryeqyteti spanjoll, lojtarë tjerë që kanë marrëveshje me Niken, si Sergio Ramos, Marco Asensio apo Luka Modric janë fotografuar me fanellën e re. Në fakt, në vend të figures së Ronaldos është vendosur vetëm një fanellë me numrin 7-të dhe emrin e tij në të.

Ronaldo nuk është pjesë as e vidoes dhe fotografive zyrtare të prezantimit të fanellave të reja.

Ronaldo shkaktoi dilema të mëdha menjëherë pas finales së Championsit kur tha se e ardhmja e tij në Real Madrid nuk është e sigurt.

Megjithatë, ai i ndryshoi fjalët vetëm një ditë më pas, kur gjatë festimeve në Madrid tha se është i lumtur dhe i përshëndeti tifozët “shihemi vitin e ardhshëm”.

Related posts

Shënon gol në sekondat e fundit, feston siç nuk keni parë kurrë

Q.Autor

“TOKIO 2020″/ Ndizet alarmi Fshatin Olimpik, pozitivë me koronavirus 12 agjentë të sigurisë

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT TEK JUVENTUS/ Ronaldo ikën vetëm pa Champions-in, për Pirlon 2 ndeshje kohë

Delo.autor

Leave a Comment