Futboll Sport

RUSI 2018/ Dybala: Argjentina mund ta fitojë Botërorin, sepse ka Leo Messin

Lojtari i Juventusit, Paulo Dybala, hyri falë talentit në listën e Sampaolit. Nëse nuk do të ishte, nuk do të quhej mungesa e madhe e Argjentinës. Në miqësoret e fundit në Europë ai nuk ishte thirrur dhe ato ditë ndodhej më shumë jashtë se brenda kombëtares. Por, nuk kishte padrejtësi dhe sot ai stërvitet me kombëtarën e vendit të tij për Botërorin e Rusisë.

Ai foli përsëri, me kujdes, pas deklaratave të diskutueshme në lidhje me pajtueshmërinë e tij me Messin, që e vendosin lojtarin e Juves në buzët e të gjithëve. “Trajnimi me të dhe mundësia për ta parë Messin çdo ditë është diçka e pabesueshme, sepse mësoni shumë nga cilësia që ka. Të jesh kampion botëror është dëshira e të gjithëve.

Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për ta arritur atë, – paralajmëroi xhevahiri i Juventusit. – Dëshira për të ndihmuar Leon, që të arrijë një objektiv të tillë, është e madhe. Do të ishte diçka e mrekullueshme për të gjithë fitimi i Botërorit, diçka shumë e madhe.

Ne përpiqemi ta ndihmojmë atë nga vendi ku luajmë. Duke pasur lojtarin më të mirë në historinë e futbollit në kombëtaren tënde, ëndrra është shumë e madhe. Ëndrra e të gjithëve është të shpallemi kampionë botërorë”, – shtoi Dybala në intervistën e dhënë për televizionin argjentinas “Cadena 3”.

Related posts

MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” duan “Kakanë e Gjermanisë”… (FOTO)

Delo.autor

Transfertë masive në Pogradec, Ultrasit e Tiranës kthehen për të mbeshtetur skuadrën

Q.Autor

JO VETËM NEYMAR-MBAPPE/ Ja çiftet e tjera VIP, që nuk e fituan Championsin

Delo.autor

Leave a Comment