Futboll Sport

E veçanta në finalen e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni se kush do ta dorëzojë trofeun

Fituesi i finales së Kupës së Shqipërisë që do të luhet sonte në “Elbasan Arena”, do të ketë privilegjin që të marrë këtë trofe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Takimi do të zhvillohet sonte në orën 19:00 në stadiumin e kuqezinjve. Burime pranë presidencës konfirmojnë se ish kreu i LSI-së, Meta do të jetë i pranishëm në tribunë së bashku me drejtuesit e klubeve dhe në fund të takimit do të zbresë në fushën e blertë për t’i dorëzuar Kupën triumfuesit të kësaj sfide.

Skënderbeu kërkon që të marrë trofeun e dytë për këtë sezon dhe për të parën herë të ngrejë Kupën në historinë e tij. Nga ana tjetër Laçi, që është fitues dy herë i këtij komepticioni kërkon me patjetër që të mos e mbyllë këtë sezon pa një trofe. Kupa është parë gjithmonë si objektiv primar për kurbinasit, të cilët kanë qenë katër herë finalistë të kësaj gare.

Related posts

MARKOI RONALDON NË MIQËSORE/ 19-vjeçari i Interit: CR7 e kisha parë vetëm në TV…

Delo.autor

ZYRTARE/ Luis Enrike është trajneri i ri i PSG-së. Spanjolli e nis me batuta: Thoni çfarë të doni, nuk marr vesh asnjë fjalë

F.autor

Borusia e Dortmundit rrëmben sulmuesin e Çelsit, Roma mbetet thatë

Q.Autor

Leave a Comment