Futboll Premier League Sport

Eden Hazard: “Dua lojtarë të mirë”, e ardhmja te Chelsea varet nga merkatoja

Eden Hazard ka sugjeruar se e ardhmja e tij te Chelsea mund të varet nga lojtarët që do të afrohen përpara sezonit të ardhshëm. Është raportuar se zyrtarët e “Stamford Bridge” janë përpjekur ta bindin Hazardin që të angazhojë të ardhmen e tij në klubin blu, duke nënshkruar një kontratë të re me vlerë rreth 300.000 paundë në javë.

Ndërkombëtari i Belgjikës nuk ka rënë dakord me ndonjë kusht të ri, megjithatë, ka nxitur thashethemet se mund të tundohet të largohet nga Chelsea në merkaton e verës, edhe pse marrëveshja e tij aktuale nuk skadon deri në vitin 2020.

Real Madridi ka qenë i lidhur ngushtë me 27-vjeçarin, ndërsa kampionët e Premier League, Manchester City, thuhet se ka konsideruar të bëjë një ofertë për ish-lojtarin e Lille. Vetë Hazard ka pohuar se planet e tij mund të ndikohen nga fakti nëse Chelsea do të rekrutojë, ose jo lojtarë cilësorë në javët e ardhshme.

“Unë jam duke pritur për lojtarë të rinj, sezonin e ardhshëm, – tha Hazard. – Dua lojtarë të mirë, sepse dua të fitoj Premier League sezonin e ardhshëm”. Hazard është, gjithashtu, i vetëdijshëm se kontrata e tij e ardhshme mund të jetë një nga shenjat e fundit gjatë karrierës së tij, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse po e marr kohën time, është diçka e madhe, kështu që duhet të mendoj për shumë gjëra. Por, një gjë është e sigurtë: këtu jam i lumtur”.

Related posts

“TËRBOHET” PËR SITUATËN TEK BARCELONA/ Koeman: Nuk ka para dhe as president. Objektivi i janarit drejt…

Delo.autor

NUK GJETI SHUMË HAPËSIRA/ Partizani njofton largimin e radhës

F.autor

Mourinho në kërkim të talenteve, ‘piketohen’ Kluivert dhe Sessegnon

Q.Autor

Leave a Comment