Futboll Premier League Sport

Eden Hazard shënjestron Botërorin: Më 15 korrik është finalja…

Eden Hazard po pret për një pushim përpara Kupës së Botës në Rusi, pasi i ofroi tifozët e Chelsea me dhuratën e fitores së “FA Cup” ndaj Manchester United. Kapiteni i Belgjikës u njoftua zyrtarisht në listën e skuadrës së Roberto Martinez, megjithëse përzgjedhja e tij për turneun nuk ishte kurrë në dyshim.

27-vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në “Wembley”, të shtunën, kur shënoi golin e vetëm të finales, nga penalltia. Ky ishte një sukses i parë i “FA Cup” për Hazard dhe, pas festimit me familjen e tij, “playmaker” pranoi se është i prirur për t’u çlodhur, për t’i dhënë Belgjikës mundësinë më të mirë për të fituar Kupën e Botës.

“Ne do të shkojmë diku, ku mund të bëjmë cirk, por nuk e di se ku. Do të shohim, pas kësaj nisin përgatitjet për Kupën e Botës, – tha Hazard. – Më 15 korrik është finalja… Le të sigurohemi që të shkojmë atje, së pari (qesh). Sezoni nuk ishte i mirë, por e mbyllëm me një trofe. Ndihemi mirë, e meritojmë. Punuam shumë për këtë. Pas kësaj jam duke shkuar për të pushuar siç duhet, për t’u përgatitur pastaj për Kupën e Botës”.

Related posts

E FRIKSHME/ Tifozët e AJAX përleshën ASHPËR me mbështetësit e AEK-ut (VIDEO)

Isa.Autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk ndalen, shënojnë të dytin dhe mbyllin “hesapet” (VIDEO)

Delo.autor

REALI SFIDON BARCELONËN/ Xabi Alonso: Çdo gjë mund të ndodhë, pres shumë nga ekipi

F.autor

Leave a Comment