Futboll Sport

Edhe 5 finale për Laçin, parakalimi i Partizanit i jep Europa League-n

Sprinti final i sezonit është shumë i rëndësishëm për Laçin, që kërkon të sigurojë sa më parë Europën nëpërmjet kampionatit. Kurbinasit janë momentalisht në vendin e 5 të klasifikimit dhe synojnë të parakalojnë Partizanin, që gjendet 3 pikë larg dhe një pozicion përpara.

Nëse për të kuqtë vendi i 4 nuk është një siguri për të shkuar në Europë, për Laçin është konfirmim i një vere me himnin e Europa Leagues në sfond. Kurbinasit janë në finalen e Kupës së Shqipërisë, të cilën do ta diskutojnë me Skënderbeun, që është shumë pranë konfirmimit si kampion i ri i vendit.

Me një situatë të tillë, vendi i 4-t është një garanci që bardhezinjtë shkojnë të Europë, pasi edhe nëse nuk ia dalin nëpërmjet Kupës, janë aty nëpërmjet kampionatit. Për këtë arsye, 5 javët e mbetura janë si 5 finale për të përmbushur objektivin. Këtë fundjavë përballë është pikërisht Skënderbeu, kundërshtari i finales së Kupës.

Koeficienti i vështirësisë është i madh për formacionin e Gentian Mezanit, që duhet të rikthehet të marrë pikë në kampionat, pasi ka lëshuar shumë terren, duke u larguar nga zona europiane. Në 5 javët e mbetura e vetmja ndeshje që mund të konsiderohet disi e lehtë është ajo ndaj Lushnjës në shtëpi në javën e 34-t.

Related posts

Finale e trukuar: Roma dhe Bayern Munichen duhet të diskutonin duelin e Kievit

Sadik.Autor

INTERVISTA/ Ylli Ibrahimovic: Unë jam Zlatan dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur

Delo.autor

ÇËSHTJA E “NXEHTË” E RINOVIMIT TË IKARDIT/ Ja sa shanse ka të qëndrojë kapiteni

Delo.autor

Leave a Comment