Sport Të tjera

Çiklizëm/ Kjo është guida e Giro d’Italia për vitin 2018

Tifozë të çiklizmit bëhuni gati. Giro d’Italia (Turi i Italisë), një nga tri eventet më të mëdha çiklistike të botës, do të nisë më 4 maj. Bashkë me Tour de France dhe Vuelta a España (Grand Tour-e), këto gara çiklistike konsiderohen si më prestigjiozet dhe një arritje e madhe për një çiklist nëse i fiton.

Këtë herë, Giro d’Italia vjen me një risi. Tri etapa të saj do të nisin në Izrael. Kjo jo vetëm qw është hera e parë që kjo garë është zhvendosur përtej Evropës, por gjithashtu edhe hera e parë për tri Grand Tour-et.

Edicioni i vitit 2018 për këtë garë italiane do të jetë i 101 në histori. Eventi nisi në 1909, me garat që u zhvendosën gjatë 2 Luftërave Botërore. Këtë herë gara nis në Jerusalem, me një etapë 9.7 km, ku çiklistët do të garojnë individualisht për kohën më të mirë (kronometër invididual). Më pas në Izrael do të zhvillohen dy etapa të tjera. Për çiklistët do të ketë një ditë pushim përpara 18 etapave që do të mbahen në Itali me çiklistët që do ta mbyllin këtë garë në Romë.

Duhet thënë se është hera e 13 në histori që Giro d’Italia do të nisë jashtë Italisë. Kampioni në fuqi, Tom Dumoulin do të përpiqet bashkë me skuadrën e Team Sunweb të mbrojë titullin.

Fakte për Giro d’Italia

Giro d’Italia 2018 është i 101-i në histori. Në 15 nga 21 edicionet e fundit kanë fituar çiklistë italianë.

Ky edicion që nis në Izrael, është i pari që fillon jashtë Evropës.

Gara e 2018-ës do të jetë 3,562.9 km e gjatë, edicioni i dytë më i gjatë që prej garës së 2001  (3,609.1 km në 2017).

Në 2017, Tom Dumoulin u bë garuesi i parë holandez që e fitoi këtë garë, kurse Fernando Gaviria u bë kolumbiani i parë që fitoi fanellën e pikëve për të tre “Grand Tour-et”

Çiklisti i fundit që fitoi Giro D’Italia dhe mori më shumë se dy fitore në etapa gjatë garimit ishte Ivan Basso në 2006 (3 etapa të fituara).

Fausto Coppi (1940) është çiklisti më i ri ndonjëherë që ka fituar Giro d’Italia. Ai ia doli në moshën 20 vite e 8 muaj, kurse Fiorenzo Magni (1955) është më i vjetri, 34 vjeç e 6 muaj.

Kjo do të jetë hera e tretë që Chris Froome merr pjesë në këtë event.

Nëse ai fiton Giro-n, do të jetë çiklisti i shtatë në histori që ka arritur të fitojë të tre Grand Tour-et (Anquetil, Contador, Gimondi, Hinault, Merckx, Nibali) dhe çiklsiti i tretë që i mban të 3 titujt në një periudhë 12 mujorë (Merckx, Hinault).

Tom Dumoulin synon që të bëhet çiklisti i parë që arrin ta fitojë këtë garë për të dytën herë radhazi. Këtë e ka arritur Miguel Indurain në edicionet 1992-1993

Adam Hansen ka marrë pjesë dhe përfunduar në 19 Grand Tour-e radhazi e ky do të jetë i 20-i për të.

Giro d’Italia 2018

Zhvillimi: Maj 4-27

Vendndodhja: Nisja në  Jerusalem dhe mbërritja në Romë

Etapat

Etapa 1 – 4 maj: Jeruzalem – Jeruzalem 9.7 km

Etapa 2 – 5 maj: Haifa-Tel Aviv, 167 km

Etapa e 3 – 6 maj: Ber Sheva-Eilat, 229 km

Dita e parë e pushimit: e hënë 7 maj

Etapa 4 – 8 maj: Katania-Kaltaxhirone, 191 km

Etapa 5- 9 maj: Agrixhento-Santa Ninfa, 152 km

Etapa 6 – 10 maj: Kaltaniseta-Etna, 163 km

Etapa 7 – 11 maj: Pizo-Praia a Mare, 159 km

Etapa 8 – 12 maj: Praia a Mare-Monteverxhine di Merkoliano, 208 km

Etapa 9 – 13 maj: Pesko Sanita-Gran Sasso d’Italia, 224 km

Dita e dytë e pushimit: e hënë 14 maj

Etapa e 10 – 15 maj: Pene-Gualdo Tadino, 239 km

Etapa e 11 – 16 maj: Assisi-Osimo, 156 km

Etapa e 12 – 17 maj: Osimo-Imola, 213 km

Etapa e 13- 18 maj: Ferrara-Nervesa dela Batalia, 180 km

Etapa e 14- 19 maj: San Vito al Taliamento-Monte Zonkolan, 181 km

Etapa e 15 – 20 maj: Tolmezo-Sapada, 176 km

Dita e tretë e pushimit: e hënë 21 maj

Etapa e 16 – 22 maj: Trento-Rovereto, 34.5 km

Etapa e 17 – 23 maj: Riva del Garda-Iseo, 155 km

Etapa e 18 – 24 maj: Abbiategraso-Prato Nevoso, 196 km

Etapa e 19 – 25 maj: Venaria Reale-Bardoneccia, 181 km

Etapa e 20: 26 maj: Susa-Cervinia, 214 km

Etapa e 21- 27 maj:  Roma-Roma, 118 km

Related posts

INTER VIHET PAS “XHEVAHIRIT” TË ITALISË/ Drejtori i klubit: Kemi folur me Marottën, por…

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLLIST I SUKSESSHËM/ Ronaldo zgjidhet figura më influente në botë

Isa.Autor

“ARDHJA E IBRAHIMOVIC KA NDIHMUAR MILAN”/ Pioli: Nuk duam të ndalemi, ja sekreti i këtij grupi

Delo.autor

Leave a Comment