Futboll Sport

EKSKLUZIVE / Greku i parë në historinë e kampionatit, përshëndetet me Luftëtarin

Erdhi gjashtë muaj, u bë titullar dhe për herë të parë në karrierën e tij të gjatë arriti me një ekip shqiptar atë që nuk e kishte ëndërruar as në Greqi. Portieri 36-vjeçar grek, Kristos Athanasopulos, është përshëndetur me Luftëtarin, duke i dhënë fund karrierës së tij në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa u fut në histori si greku i parë që luan në Shqipëri dhe për më tepër jep një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e bluzinjve në Europë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Athanasopulos do të ndjekë kursin për trajner portierësh në Federatën Greke dhe bashkëpunimi i tij me Luftëtarin mbaroi këtu. “Faleminderit Luftëtar! Falemindërit Gjirokastër! Kalova gjashtë muaj të paharrueshëm dhe ndihem mirë që ndihmova skuadrën për të shkuar në Europë”. Ky ka qenë mesazhi i grekut, që dje në mbrëmje ka darkuar me skuadrën dhe sot ka udhëtuar drejt Janinës, vetëm 60 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.

Related posts

VIDEO/ Ter Stegen bëri dy pritjet e vitit, shikoni si ‘fluturon’

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Takim me menaxherin, Juventus tenton të joshë kampionin e Europës

Delo.autor

DRAMATIKE/ Gjermania ELIMINOHET në mënyrë të turpshme nga Koreja e Jugut

Isa.Autor

Leave a Comment