Futboll Sport

“El Chiringuito”: Ronaldo merr katër trajtime të ndryshme në ditë për t’u rikuperuar për finale, ai do të luajë kundër Liverpoolit

“Ronaldo do të jetë 100% gati për Liverpoolin”, e thotë shoku i Cristianos, Aguirre.

Edu Aguirre, gazetar i “El Chiringuito de Jugones” dhe shoku i ngushtë i Cristiano Ronaldos, ka bërë të ditur se ka biseduar me 33 vjeçarin portugez për lëndimin që pësoi në El Clasico kundër Barcelonës.

Aguirre tha se Ronaldo po kujdeset 24 orë për kyçin e këmbës dhe se ai është i bindur që do të jetë 100% gati për finalen e Ligës së Kampionëve me 26 maj kundër Liverpoolit.

“Cristiano Ronaldo është duke ia kushtuar 24 orë në ditë këmbës, po kujdeset për kyçin e këmbës së djathtë”, shtoi Aguirre, që bëri të ditur se të enjten ka bërë disa teste në qendrën stërvitore të Realit, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

“Ronaldo nga ora 10 e mëngjesit deri në mbrëmje, merr katër trajtime të ndryshme për kyçin e këmbës. Shembull njëra ndër to është Akupunktura, është teknika më e specializuar”, shtoi ai.

“Objektivi i Cristiano Ronaldos është dhe beson se do t’ia arrijë, të luajë gjashtë ditë para finales së Champions League. Ai dëshiron të luajë kundër Villarrealit gjashtë ditë para finales”.

“Ronaldo është i qetë. E njeh trupin e tij më mirë se të gjithë. Është i bindur se jo vetëm që do të arrijë në finalen e Kiev i gatshëm, por do të luajë edhe kundër Villarrealit”.

“Problemi i vogël është se ai u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë, të njëjtin kyç e kishte operuar në vitin 2009 kur erdhi te Real Madridi. Po të kishte qenë kyçi i këmbës së majtë, për një javë ai do të ishte tashmë në fushë”, shtoi mes tjerash Edu. /Gazeta Express/

Related posts

ÇUDIA NË NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane zbret në fushë me ekip të improvizuar

Delo.autor

PLAS NË ANGLI/ Xherdan Shaqiri nuk ndalet, këtë herë vë në lojë Gary Neville (FOTO)

Isa.Autor

Fiorentina interesohet për mesfushorin skocez Liam Henderson

Sadik.Autor

Leave a Comment