Futboll Sport

Fekir thotë se s’ka plan tek cila skuadër do shkojë por, paralajmëron largimin nga Lyoni

Ylli i Lyonit, Nabil Fekir, insiston se nuk është diskutuar ende asgjë rreth të ardhmes, por e ka bërë të ditur se ndoshta mund të largohet në fund të sezonit.

Fekir, 24 vjeçar, ka kohë që lidhet me një kalim te Liverpooli. Ai ka shënuar 22 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Francezi ka kontratë me Lyonin deri më 2020, por ka bërë të ditur se presidenti i klubit mund ta lejojë të largohet nëse veç vjen një ofertë e duhur gjatë verës.

“Jam në Lyon për edhe disa ndeshje dhe më pas do të shohim”, tha ai për L’Equipe.

“Tani për tani, s’ka asgjë. Presidenti më beson dhe ndihem mirë këtu. Ai më ka thënë, ashtu si gjithë të tjerëve kur nënshkruajnë kontratat, se kemi mundësi për të biseduar kurdo që dua të largohem”, shtoi ai.

“Askush nuk nënshkruar përjetë me një klub. Nuk funksionon kështu. Kam kontratë deri më 2020, do të shohim në fund të sezonit”.

Raportohet se Liverpooli do të paguajë deri në 70 milionë për Fekirin, që do të ishte një përforcim i madh për ekipin e Jurgen Klopp që këtë edicion ka arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Real Madridin. /Gazeta Express/

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida me Wolves dhe Chelsea

Delo.autor

CALABRIA ME REKORD NEGATIV TEK MILAN/ Akush si ai në Europë, ja statistikat katastrofë

Delo.autor

Leave a Comment