Futboll La Liga Sport

”El Clasico” në të gjithë botën, ja dimesionet e kësaj përballje madhështore

La Liga ka organizuar një ngjarje të veçantë në qytetet kryesore në mbarë botën, ku do t’i mundësojë tifozëve të shohin “El Clasico”-n mbrëmjen e së dielës, që do të luhet në
“Camp Nou”. Tifozët e Real Madrid dhe Barcelonës që nuk do të mund t’a ndjekin ekipin e tyre të zemrës në stadium do të kenë mundësinë që t’a shohin në një atmosferë tjetër.

Ndeshja do të shfaqet në ekranet gjigante në Nju Jork dhe Buenos Aires, si dhe në qytete të tjera në Amerikën e Jugut, Azi dhe Evropë. Në fillim të supersfidës do të ketë muzikë dhe zona Vip ku mund t’a ndjekin ndeshjen. Sulmuesi i Neë York City-t, David Villa, ish-futbollisti i Barcelonës, i cili gjithashtu është ambasador i La Ligës, do të jetë i pranishëm në Manhatan në Hudson River Park, ku do të ndjekë sfidën me tifozët.

Ish-sulmuesi i Barçës, Patrick Kluivert, do të organizojë gjithçka në Buenos Aires, ndëra trajneri i Indonezisë, Luis Milla, i cili ka luajtur për Barçën dhe Realin, do të jetë i pranishëm në Xhakarta. Në Belgjikë, ndeshja do të shfaqet në 11 kinema, ku do të jetë organizator ish-lojtari i “Los Blancos”, Christian Karembeu në kryeqytet, Bruksel.

“El Calsico” është një nga ngjarjet sportive më të shikuara në botë. Në prill të 2017-ës, ndeshja u transmetua në 185 vende të botës, duke arritur 650 milionë shikues.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, me këtë strategji po kërkon që të tërheqë sa më shumë shikues, për të kaluar kështu Premier League. Kampionati anglez ka numrin e shikueshmërisë më të lartë në botë. Ndeshja do të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:45 në “Camp Nou”.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT PËR SEZONIN E RI/ Mario Mandzukic drejt largimit tek klubi…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ TEUTËS/ Flet trajneri Duro: Kemi kohën e mjaftueshme për të treguar…

Delo.autor

ËSHTË OBJEKTIV I INTER/ Presidenti Suning zbulon “asin” e ri të Antonio Contes

Delo.autor

Leave a Comment