Futboll Premier League Sport

Eliminimi i Arsenalit, sulmohet Özil: S’meriton ta veshë këtë fanellë…

Eliminimi i Arsenalit në gjysmëfinale të “Europa League”, kundër Atletico Madrid, ka provokuar kritika ndaj Arsene Wenger. Asgjë nuk shkoi mirë me ekipin e Londrës për shkak të performancës së dobët në “Wanda Metropolitano”, ku nuk ishte në gjendje të përballej me të kuqebardhët, as të krijonin shumë rrezik. Një nga më të ekspozuarit ndaj kritikave është Mesut Özil.

“Ai nuk e meriton ta veshë këtë fanellë. Nuk e di se çfarë mund të bëjë trajneri i ri. Është një problem i madh për të, sepse Wenger ka investuar një sasi të madhe parash për Özil, por ai nuk e meritonte ta vishte këtë fanellë, sonte. Dhe unë e kam parë në këtë gjendje shumë herë këtë sezon. Është e nevojshme të thuhet, sepse ne presim më shumë prej tij, ai është një kampion botëror”, – shpjegoi Martin Keown, ish-lojtar i Arsenalit.

Shumica e gazetave angleze theksojnë fuqinë e Diego Costa. Braziliani ishte jetik në rikthimin e gjysmëfinaleve, pati një performancë të shkëlqyer gjatë ndeshjes dhe ishte gjithashtu autori i golit të qetësisë së kuqebardhëve. “Daily Mail” thotë: “Diego Costa i mohon Wengerit ëndrrën e një finalisti europian”. “The Guardian” ndjek të njëjtën linjë: “Diego Costa shënon fundin e epokës së Wenger”. “The Sun” hapet me titullin: “Wenger out”, e shoqëruar nga një foto e lojtarit brazilian.

Related posts

NGA KANTE TE MORATA/ Sarri nën akuzë për humbjen e parë

Isa.Autor

NUK PO AKTIVIZOHET ME PARTIZANIN/ Melo mesazh të koduar Dajës, braziliani poston FOTO me…

Delo.autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” kalojnë në epërsi, shënon Politano

Delo.autor

Leave a Comment