Futboll Premier League Sport

Rusi 2018/ Ters dëmtimesh, edhe Franca humb një yll në mbrojtje

Pjesëmarrja e Laurent Koscielny në Kupën e Botës me Francën është e dyshimtë. Mbrojtësi mbeti i dëmtuar në gjysmëfinalen e kthimit që Arsenal humbi ndaj Atletico Madrid, mbrëmjen e djeshme. 32-vjeçari pësoi një dëmtin serioz në thembër dhe sipas mediave britanike shanset për të qenë gati për Botëror janë shumë të pakta.

Ylli i “Gjelave” mbeti i shtrirë në fushë ndërsa nga dhimbja e tepërt shtrëngonte këmbën e tij të djathtë. Fakti që askush nuk ishte afër tij në ato momente, siç shkruan “Daily Mail”, lojtari mund të ketë pësuar këputje të mundshme të tendinës. Duket që dëmtimi është kaq serioz, pasi Koscielny u detyrua të mbante paterica.

Trajneri Arsene Wenger në përfundim të ndeshjes konfirmoi që mbrojtësi ka pësuar një dëmtim serioz dhe se nuk dihet ende gjendja e tij.“Koscielny nuk duket shumë mirë. Shenjat e para nuk duken shumë të mira, shpresojmë në mrekulli. Duket që ka dëmtuar thembrën, por nuk mund të jap një diagnozë derisa të dalë skaneri”.

Koscielny ka vuajtur nga një problem i tillë për rreth 18 muaj dhe iu desh një trajtim i rregullt për t’u rikthyer më pas në skuadër. Trajneri francez është munduar që ta kursejë në kampionat, që ta kishte në dispozicion në përballjet e Europa League. Në rast se vizita mjekësore konfirmon se është këputur tendini atëherë 32-vjeçarit do t’i duhet që të pushojë katër deri në tetë muaj, duke humbur shansin për të luajtur në Rusi 2018.

Wenger e ka përdorur atë me masë në javët e fundit për ta mbajtur këtë problem nën kontroll pasi menaxherët kërkonin të siguroheshin se mbrojtësi i tij kryesor do të ishte në dispozicion për lojërat e Europa League të Arsenalit. Sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari mund të rrezikojë edhe fillimin e kampionatit për sezonin e ardhshëm.

Related posts

TASHMË MERR FUND/ Ylli i PSG Rabiot arrin akordin me Barcelonën për në…

Delo.autor

“ÇFARË RRËMUJE TE INTERI, DUA TË KTHEHEM NË ROMË”/ Zbulohet regjistrimi tronditës i Naingolan (VIDEO)

F.autor

TRIUMFOJNË PAS 9 MUAJSH/ Flamurtari “ringjallet” në Gjirokastër

Delo.autor

Leave a Comment