Futboll Sport

Emisarët e Lokomotivës në stadium për lojtarët e Partizanit: Ju dhamë trajnerin, erdhëm të shohim për…

Merkatoja do edhe disa javë që të hapet, por klubet e ndryshme e kanë nisur punën për piketimin e lojtarëve që u duhen. Ndonëse u luajt pa tifozë, të pranishëm dje në stadium ishin edhe disa përfaqësues të klubeve të huaja, që kishin ardhur për të parë ndonjë elementë të Partizanit. Tre përfaqësues të Lokomotivës së Zagrebit kanë qenë dje të pranishëm, ku mes tyre ishte dhe ish-lojtari i Partizanit, Besnik Prenga, që vitin e shkuar doli kampion me të rinjtë e skuadrës kroate.

Por, me sa duket emisarët kroatë kanë dalë duar bosh dje, për vetë lojën që zhvilloi Partizani. “Panorama Sport” u interesua pranë tyre për të mësuar se për cilin lojtar kishin ardhur, por përgjigjja erdhi në trajtë batute: “Ju kemi dhënë një trajner (referuar Mario Tokiç), ndaj erdhëm për të parë se mos u marrim ndonjë lojtar”. Por mësohet se në fund ata nuk kanë rrethuar asnjë si të përshtatshëm.

 

Related posts

Nuk ka më para, Qaka i pari që do sakrifikohet

Sadik.Autor

TRIUMFON ME DOPIETËN E KEAN/ Juventusi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Delo.autor

Neymari te PSG më i mirë sesa kur ishte te Barcelona. Statistika që po çmend…

Q.Autor

Leave a Comment