Futboll Premier League Sport

Zbuloni talentin e Chelsea që po çmend drejtuesit e Juves, Barçës dhe Real Madridit (VIDEO)

17-vjeçari Callum Hudson-Odoi ka impresionuar me ekipin e të rinjve të Chelsea duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë dhe londinezët mund të binden për të shitur në merkaton e verës. Deri tani klubet e interesuar për të siguruar shërbimet e tij janë: Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Villareal.

Sulmuesi 17-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të Anglisë në grupmoshën e tij dhe ka bërë katër paraqitje për ekipin e trajnerit Antonio Conte këtë sezon. Barcelona, Reali dhe Juventusi janë klubet e profilit të lartë që kanë treguar interes, por edhe ekipe të dorës së dytë si Villarreal kanë treguar interes, me spanjollët që mund t’i garantojnë një vend në formacionin startues.

Chelsea do të kërkojë t’i rezistojë shitjes së talentit premtues të dalë nga akademia, por mungesa e pritshme e tyre në Champions League sezonin e ardhshëm sëbashku me një ofertë të fortë mund t’u japë atyre një mundësi për të bërë para të shpejta për të investuar në ekipin e tyre të parë.

Sulmuesi Hudson-Odoi fitoi Kupën e Botës me Anglinë U-17 në vitin 2017 dhe është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi. Yjet e rinj anglezë si Jadon Sancho, Ademola Lookman dhe Reece Oxford që luajnë në Bundesliga kanë frymëzuar gjeneratën e ardhshme të të rinjve anglezë për të kërkuar përvojën larg Premier League.

Chelsea ka fituar pesë gara të njëpasnjëshme FA Youth, e cila përputhet me rekordin e Manchester United, legjendar ‘Busby Babes’, por talentet e kanë patur tepër të vështirë të ingranohen në ekipin e parë. Ata gjithashtu fituan katër trofe në nivelin e Under-18 pasi mposhtën Manchester United në finalen kombëtare, ndërsa humbën ngushtë në finale të UEFA Youth League duke u mundur nga Barcelona. E ardhmja e bluve duket premtuese, por ekipi i parë duhet t’u japë më tepër hapësira të rinjve.

Related posts

Diego Maradona “ul hundën” para FIFA-s, kërkon ndjesë për kritikat

Isa.Autor

VIDEO/ Shokohet Barcelona, Alaves kalon në epërsi në ‘Camp Nou’

Q.Autor

MAQEDONI E VERIUT-HOLANDË/ “Tulipanët” kërkojnë suksesin për të ruajtur vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment