Futboll Seria A Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi sërish në formacionin e javës, në pritje të… (FOTO)

Endri Çekiçi sërish në formacionin më të mirë të javës në Slloveni. Falë golit me vlerë trepikëshe që shënoi në sfidën ndaj Muras, shqiptari i Olimpijas së Ljubljanës është bërë pjesë e 11-shes më të mirë të javës së 35-të. Ky fund sezoni ka qenë vërtet fantastik për Endri Cekiçin që në 9 takime të zhvilluara në total me Olimpijan ka realizuar 6 gola ka fituar 2 penallti dhe ka dhënë 1 asist, duke u shndërruar në vetëm pak kohë në nga një lojtar më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Këtë fundjavë Çekiçi do të kërkojë të lejë shenjë edhe në ndeshjen e tij të fundit për këtë sezon me Olimpijan e Ljubljanës me shpresën se paraqitjet e tij do jenë vëzhguar me vëmendje nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, nga i cili pogradecari pret një ftesë për të qenë pjesë e kuqezinjëve për sfidat ndaj Islandës dhe Moldavisë. Edhe pse ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm i kombëtares Shpresa, Çekiçi ende nuk ka debutuar me përfaqësuesen A.

Related posts

U MARTUA ME MBESËN E ISH-PARTNERES/ Tradhtia shokuese brenda familjes, sulmuesi Hulk njofton se…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Dorë për dore me ALBANIN, ÇILJETA tregon UNAZËN dhe premton se…(FOTO)

Isa.Autor

REJA DRIBLON SHQIPËRINË/ FSHF kontakton një tjetër italian

F.autor

Leave a Comment