Bundesliga Futboll Sport

Është një nga zbulimet e sezonit, por mbrojtësi i Bayern vendos një rekord negativ

Çdo lojtar që luan në Bundesligë përpiqet të thyejë rekorde të ndryshme. Por këtë lloj rekordi asnjë lojtar nuk dëshiron ta arrijë. Në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj Koln, Niklas Süle ka thyer një rekord të veçantë.

Për herë të tretë gjatë këtij sezoni, mbrojtësi i qendrës shënon autogol. Këtë gjë nuk e ka bërë asnjë lojtar i Bayernit përpara. Por si ndodhi? Jemi në minutën e 30-të ku Clemens fiton ballafaqimin me James dhe vazhdon të vrapojë nga ana e djathtë pranë zonës së penalltisë, ku pason për Zoller që godet lehtë por topi prek këmbën e majtë  të Süle që ndodhej në zonë, topi devijohet dhe përfundon në rrjetë.

Dy autogolat e tjerë të Süle:

-Në mesin e janarit në Bremen, ai godet me kokë një top nga Delaney pas një goditje këndi. Rezultati 2: 2.

-Në ndeshjen ku u fitua tituli ndaj Augsburg në fillim të prillit, në tentativë për të larguar topin, Ulreich godet mbrojtësin dhe rezultati 1-0 për Augsburg.

Süle në këtë ndeshje ka vendosur një tjetër rekord. Për herë të parë që prej sezonit 1977/1978 (Manni Kaltz për HSV) një lojtar ka shënuar 3 autogola gjatë një sezoni. Por përtej rekordit negativ ai ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni.

Mats Hummels deklaroi për “Sky”: “Niklas është një lojtar i madh, po zhvillon një sezon fantastik, nuk duhet të shqetësohet për këtë episod.”

Bayern Munchen mposhti me përmbysje 3-1 në FC Koln në “Rhein Energie Stadion”, duke vazhduar me serinë e fitoreve. Me këtë rezultat të besuarit e Jupp Heynckes u ngjitën në kuotën e 84 pikëve pas 33 ndeshjes, me 24 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Schalke 04.

Related posts

Zabaleta për gjeniun Messi: S’di të bëjë asgjë në jetë, përjashto vetëm…

Isa.Autor

PSG GJEN PASARDHËSIN E BUFFONIT/ Sheiku gati ta bëjë portierin më i paguar në botë spanjollin…

Delo.autor

LIVE/ Serbi- Zvicrë, 4 Shqiptarët kërkojnë “revanshinë” ndaj rivalve të “urryer”

Sadik.Autor

Leave a Comment