Futboll Sport

Teuta shpartallon Partizanin, lumë golash në Tiranë

Teuta shpartallon Partizanin me rezultatin 1-3, ose Partizani shpartallon vetëm me rezultatin 1-3. Pak rëndësi ka, skuadra durrsake ktheu rezultatin, pasi goli i Bathës u zhvlerësua nga golat e Çyrbjes, Hrkaç-it dhe Hilës. Durrsakët marrin një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë dhe tashmë e shohin veten vetëm 2 pikë larg Kamzë larg Kamzës dhe Vllaznisë që ndodhen me pikë të barabarta.

Pjesa e parë – Partizani u fut më me vrull në fushën e lojës. Të kuqtë kishin më shumë iniciativë në minutat e para. Ndeshja nuk prodhoi shumë dhe nuk pati shumë emocione në fillim, ndoshta dhe për shkak të mungesës së tifozerisë. Me kalimin e minutave, vendasit u panë më afër portës së portierit Moçka. Episodi që vendosi pjesën  e parë ishte penalltia e shkaktuar nga Alhasan. Bardhi rrëzohet brenda zonës dhe gjyqtari Xhaja nuk heziton të tregojë pikën e penalltisë. Kapiteni Batha mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe e përcolli në rrjetë duke dërguar Moçkën në krahun tjetër. Pas golit, miqtë reagojnë. Kanë disa mundësi të mira me Latif dhe Hrkac, por nuk arrijnë të barazojnë shifrat. Duhet të vinte minuta e 42-të që mesfushori me tipare të avancuara Çyrbja të përshëndeste rrjetën e Hoxhës. Lojtari konkretizoi me gol, aksionin e Teutës.

Pjesa e dytë – Teuta futet me mjaft dëshirë në fushë dhe kërkon që të arrijë te goli i fitores. Skuadra durrsake rrit presionin dhe arrin të shohë përpara portës së Hoxhës. Presioni i tyre në portën e Hoxhës rritet dhe arrijnë të kalojnë në avantazh me Hrkac. Mbrojtësi dërgon topin në rrjetë në minutën e 64-ët. Ai lëshon një silurë diagonale nga jashtë zone dhe portieri Hoxha nuk arrin ta ndalë. Sulmet e Teutës nuk ndalen, pasi arrijnë të trefishojnë rezultatin me anë të mesfushorit Hila. Aksioni i Teutës nuk gjen aspak  rezistencën e mbrojtësve të Partizanit që kalon me lehtësi. Hila i vetëm përballë Hoxhës nuk gabon për 1-3. Deri në fund nuk ndodh asgjë dhe Teuta, fiton me “demat”. /EDS

Kategoria Superiore
Partizani – Teuta 1-1
E shtunë, 5 maj 2018, ora 19:00, stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Shënues: Batha 16’ (pen) / Çyrbja 42, Hrkac 64’, Hila 74’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Sulejmani 68’), Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Batha, Telushi (Mala 64’), Bardhi, Abdurahimi (Kotobelli 64’), Progni. (Në dispozicion: Xhika, Kalari, Çulum, Fejzullahi). Trajner: Klevis Dalipi.
Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç (Dediç 78’), Alhasan (Beqja 51’), Kruja,  Latif. (Në dispozicion: Kastrati, Bilali, Peqini, Lajthia, Vila.).  Trajneri: Gentian Begeja.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Emigres Ganxhi
I katërt: Ardian Beqiri
Karton i verdhë: Gjeorgjevski 30’, Beqja 65’
Delegat: Besnik Çela
Vëzhgues: Pajtim Aliko

Related posts

PËSOI NJË DËMTIM QESHARAK/ Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” digjet ndaj Reading (FOTO)

Delo.autor

Pjesa e parë/ Norvegjia na dominoi, Shqipëria nuk funksionon

Sadik.Autor

Goli me roveshatë ndaj Mançesterit, flet Shaqiri: Topi ishte i përsosur…

Sadik.Autor

Leave a Comment