Futboll La Liga Sport

Espanyol ‘shokon’ Atl. Madrid në Wanda Metropolitano

Espanyol ka befasuar Atl. Madrid duke e mposhtur në “Wanda Metropolitano”, me rezultatin e pastër 2-0, me protagonist absolut Melendo që shënoi një gol dhe dha asistin në golin e dytë.

Një humbje që nuk i prish punë ekipit të Simeone, pasi kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit “Colchoneros”, e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League, teksa kanë 75 pikë në klasifikim, 4 më shumë se Real Madridi, që sonte në mbrëmje përballet me Barcelonën. Nga ana tjetër Espanyol pozicionohet në vend të 15-të dhe e ka siguruar objektivin mbijetesë.

Simeone e nisi ndeshjen duke lënë pushim disa titullarë për t’i ruajtur të freskët për finalen e Europa League kundër Marseille, që do të luhet pas 10 ditësh në Lion. Pavarësisht rasteve të rrezikshme pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Me të filluar fraksioni i dytë miqtë kaluan në avantazh me anë të Melendo, i cili mposhti portierin Oblak me një gjuajtje të bukur, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit Gimenez (53’). Në disavantazh vendasit hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, por ata që shënojnë janë sërish miqtë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Melendo pason bukur në zonë për Baptistao, i cili nga një pozicion i favorshëm nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë (77’).

Related posts

BUNDESLIGA/ Renditja përfundimtare. Ja kush luan në Europë, kush bie nga kategoria

Delo.autor

VËSHTIRËSITË EKONOMIKE/ Zgjidhja kalon nga paratë, ja 4 problemet e Milanit…

Delo.autor

SHËNOI POR U DËMTUA/ Dybala largohet mes lotësh nga fusha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment