Bundesliga Futboll Sport

Revolucion te Bayerni/ Shumë yje përgatitin largimin nga rekordmenët gjerman

Është koha për ndryshime në radhët e Bayernit. Në shtëpinë e bavarezëve. tashmë ndryshimet e para janë bërë. Përsa i perket stolit, Niko Kovac në vend të Jupp Heynckes, por drejtuesit e klubit nuk do të ndalen me kaq. Do të ketë largime dhe afrime në radhët e lojtarve. Jerome Boateng pas 6 kampionateve të fituara me Bayernin, kërkon të ndryshojë ambjent për te gjetur stimuj të tjerë. I njëjti argument vlen edhe për Lewandowskin, por në listën e atyre që mund ti japin lamutmirën kampionëve të Gjermanisë pritet të shtohen edhe të tjerë emra.

Çështja me e disktuar është ajo e bomberit polak, për të cilin vetë menaxheri i tij u shpreh se sulmuesi kërkon largimin. Bavarezët nuk duket se e dëshirojnë largimin e Lewandowskit, por nëse nëse në dyert e tyre paraqitet një ofertë prej 100 milionë eurosh, atëherë diskutimi mund të marrë një tjetër drejtim. Lamtumira më e sigurtë duket së është ajo e Vidal. Kontrata e mesfushorit skadon më 2019 dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim për rinovimin e saj. Për mbrojtësin Boateng, Rummenige po e shqyrton më me kujdes të ardhmen e lojtarit. Edhe sezonin e kaluar Jerome Boateng kërkonte të largohej, por në fund stafi e bindi të mos e bëntë një gjë të tillë. Sezoni që përfundoi nuk ishte nga më të mirën për Bayernin, ndaj edhe ndryshimet tashmë janë kthyer në një detyrim.

Related posts

TAKIM ME TIFOZËT/ Vinicius e Kasemiro sherr për një… maskë

Delo.autor

PËRBALLJA TOTTENHAM-AJAX/ Ja si duket stadiumi i ri para duelit gjymëfinale Champions (VIDEO)

Delo.autor

PREZANTIMI TEK KUKËSI/ Sulmuesi brazilian: Aventurë emocionuese, ju tregoj me cilin ish-futbollit kam folur…

Delo.autor

Leave a Comment