Futboll Sport

Etiopi/ Fusha e futbollit kthehet në “betejë lufte”, futbollistë “shkelmojn”…(VIDEO)

Në kontinetin afrikan ndodh shpesh ku fusha e futbollit rikthehet shpesh në arenë përplasjesh fizike mes futbollistëve. Por kësaj radhe futbollistët dhunojnë fizikisht arbitrin e ndeshjes. Takimi mes skuadrave Defence Force dhe Welwalo Adigrat University, arbitri i ndeshjes u dhunua barbarisht për shkak të një vendimi të dyshimtë.

Teksa rezultati ishte 1-1, kryesori vendosi që topi i pritur nga portieri i Welwalo Adigrat e kishte kaluar vijën fatale, duke akorduar gol për Defence, që kaloi në epërsi 2-1. Mirëpo futbollistët dhe stafi i Welwalo Adigrat nuk ishin dakort dhe nisën ta kundërshtonin në fushë deri në atë pikë sa gjyqtari nisi të vraponte nga frika.

Pavarësisht tentativës për t’iu shmangur dhunës, gjyqtari u arrit nga futbollistët, ndërsa një prej trajnerëve e goditi me grusht në fytyrë. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur dhunimin e mëtejshëm të arbitrit.Pas kësaj ngjarjeje Federata Etiopiane e Futbollit vendosi të pezullonte kampionatin dhe të dënonte me përjashtim përjetë nga futbolli trajnerin dhunues.

 

Related posts

FORMACIONI I ËNDRRAVE/ Buffon zgjedh 11 lojtarët më të mirë të futbollit, e pabesueshme mungon… (FOTO)

Delo.autor

“ËSHTË FATALE TË NDËSHKOHESH 2 HERË NGA KORNIA”/ Trajneri Gega: U bëmë shumë akademik, çdo lojtar donte…

Delo.autor

BARCELONA-GRANADA/ Koeman i beson treshes së sulmit Coutinho, Depay dhe Demir (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment