Moto GP Sport

Merkato në MotoGP, Lorenzo pranë largimit nga Ducati

Është ende fillimi i botërorit të MotoGP, por kjo nuk e frenon merkaton e pilotëve dhe emri që po përmendet më shumë është ai i Jorge Lorenzos.

Piloti spanjoll dhe Ducati nuk po arrijnë rezultatet e pritura dhe duket se rrugët mes tyre do të ndahen. Skuderia italiane nuk ka ndërmend që ta konfirmojë Lorenzon për sezonin e ardhshëm të paktën jo me një pagë prej 12 milionë Euro në sezon.

Kjo do të thotë se largimi i Lorenzos nga Ducati është i paevitueshëm, gjë që ka bërë që ai të nisë kërkimet për një skuadër të re duke iu vetëofruar pikërisht Suzukit.

Në të vërtetë edhe skuadra japoneze ka shfaqur interesin për Lorenzon me të cilin duket se kanë nisur edhe tratativat dhe ajo që duhet të bëjë spanjolli është të pranojë reduktimin e ndjeshëm të pagës së tij.

Sipas Motor Cycle News, lajmi zyrtar i kalimit të Lorenzos te Suzuki pritet të bëhet gjatë kësaj fundjave në Jerez të Spanjës. Gjithnjë sipas Motor Cycle News, kjo lëvizje mund të sjellë lëvizje të tjera te Suzuki pasi skuderia japoneze duket se ka vendosur të besojë te Rins që do të thotë se Iannone pritet të largohet, ndoshta për t’u kthyer te Ducati.

Related posts

MILAN ËSHTË NJJË KLUB I MADH”/ Tomori: Jemi në rrugën e duhur, ja sekretet që më ka mësuar Pioli

Delo.autor

“VUAJTI SHUMË PARA VDEKJES”/ Dalin rezultatet e autopsisë së Maradonës: Nuk përdorte drogë dhe alkool

Delo.autor

E PAPRITUR/ Do të arbitronte ndeshje në Champions, infektohet me koronavirus gjyqtarja shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment