Futboll Seria A Sport

Etrit Berisha e ka ndarë mendjen: E shënoj një gol këtë sezon në Serie A!

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalanta-s, Etrit Berisha ka zbuluar premtimin sensacional që i ka bërë trajneri i tij: “Nëse do të më paraqitet ndonjëherë mundësia deri në fund të sezonit, që të gjuaj një penallti, trajneri do të ma lejojë”.

Kush tha se detyra kryesore e portierëve është të presin gjuajtje? Në intervistën e dhënë për mikrofonin e “Rosea” pas ndeshjes me Lazion, portieri i Atalanta-s dhe i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka zbuluar premtimin e bujshëm që i ka bërë trajneri i tij, Gian Piero Gasperini: portieri i Atalantës do të mund të gjuaj një penallti deri në fund të sezonit! Nëse kjo gjë realizohet, nuk do të jetë hera e parë për Berishën që godet penallti pasi në të kaluarën, në kohën kur luante me Kalmar në Suedi, ka arritur të shënojë 4 herë nga pika e bardhë:

 

“Qyshkur jam transferuar në Itali, ajo që më mungon më shumë, është të godasë nga pika e bardhë. Për fat të keq në Serie A nuk ekziston një gjë e tillë, për shkak se portierët në Itali janë mësuar vetëm të presin. Por Gasperini më ka premtuar se do të më lejojë të godasë një penallti para fundit të sezonit”. Një deklaratë interesante nga gardiani kuqezi, që ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni për ekipin e Bergamo-s, që po lufton për të siguruar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Related posts

LUKAKU-JUVENTUS/ Historia e një marrëveshjeje në tentativë…

Delo.autor

U MUND TURPSHËM/ Klopp dhe problemet e Liverpool: Kam vetëm dhjetë gishta…

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Donnarumma apo Reina? MILANI ndan detyrat…

Isa.Autor

Leave a Comment