Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Lamtumira e mallëngjyer e Wenger: Dua t’ju them vetëm një gjë… (VIDEO)

Pesë gola ndaj Burnley, paradë nderi dhe një “Emirates” i mbushur plot dhe i mallëngjyer për ndeshjen e fundit në shtëpi të Arsene Wenger në drejtim të Arsenal. Trajneri francez është përshëndetur me “Topçinjtë” dhe Premeir League pas 22 vitesh. Të dielën e ardhshme do të vijë lamtumira përfundimtarë ne fushën e Huddersfield.

Në fund të ndeshjes, Wenger ka përshëndetur i mallëngjyer popullin e tij: “Ka qenë një aventurë e mrekullueshme. Ndihem i nderuar që kam qenë me ju për shumë vite”.

“Para së gjithash, jam një nga ju, një tifoz i Arsenal. Ky grup lojtarësh që po lë është i veçantë. Ju kërkoj t’i mbështesni sezonin e ardhshëm. Dua t’ju përshëndes me një frazë të vetme: do të më mungoni. Keni përfaqësuar një fazë të rëndësishme të jetës sime dhe shpresoj të takohemi përsëri shumë shpejt”, ka thënë Wenger.

Related posts

LUIS SUAREZ TEK JUVENTUS? Kapiteni Chiellini “driblon” pyetjen duke futur Pirlo…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Shkelma dhe grushte, plas dhuna në ndeshjen e kampionatit italian

F.autor

SKANDALI ME VAR NË ARGJENTINË-BRAZIL/ Pezullohen gjyqtarët dhe publikohet komunikimi i tyre ne kufje

Delo.autor

Leave a Comment