Futboll Sport

Europiani U-17/ Holanda mund në finale Italinë dhe shpallet kampione e Europës…(VIDEO)

Lotaria e penalltive ndëshkon Italinë dhe i jep mundësinë Holandës të shpallet kampione e Europës U-17. Koha e rregullt, që zgjat 80 minuta, u mbyll në barazim 2-2.

Holanda kaloi në avantazh me Jurrien Maduro, sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa “axurrët” përmbysën gjithçka me golat e Ricci dhe Riccardi, që shënuan dy gola në harkun e dy minutave. Gjithsesi, “tulipanët” barazuan pesë minuta nga fundit me Brobbey dhe gjithçka do të vendosej me penallti.

Nga 11 metrat italianët gabuan dy herë dhe Holanda ngriti kupën. Këto dy vende mund të krenohen me talentet e tyre, por do ta shohin kampionatin botëror nga televizori sepse nuk janë kualifikuar për në “Rusi 2018”.

Related posts

Historia e çuditshme/ Vllaznia si “oaz”, braziliani shijon golat e parë të karrierës

Isa.Autor

Merkatoja e Milanit, pista më intriguese për tifozët!

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ PSG merr goditjen e madhe, vjen lajmi i hidhur për Neymar

Delo.autor

Leave a Comment