Futboll Premier League Sport

Mourinho planifikon skarcimet, kërkon 100 mln paund për to

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po mendon të arkëtoj mbi 100 milion paund këtë verë duke spastruar skuadrën nga lojtarë që ai nuk i konsideron të dobishëm por mund të shiten për çmime të arsyeshme. Pas një sezoni pa asnjë trofe, me titullin që shkoi te rivlaët e qytetit Manchester City dhe Kupën që e humbi ndaj Chelesa-t të shtunën, portugezi po mendon të bëjë ndryshime radikale.

Emri i parë që është shënuar në listën e Mourinho-s është francezi Anthony Martial. Prej tij portugezi pret të fitojë edhe pjesën më të madhe të parave, rreth 70 milionë paund, shumë për të cilën do të ishte i gatshëm ta shiste pa u menduar. Përfaqësuesit e francezit pritet të disutojnë shumë shpejt me klubin për të ardhmen e tij dhe një skemë do të ishte rinovimi i kontratës përtej 12 muajve që i kanë mbeur, për të siguruar shumën e majme.

Luke Shaë është lojtari tjetër që do të largohet pasi këtë sezon është zënë disa herë me Mourinho-n. Për anglezin një ofertë prej 25 milionë paund do të ishte mjaftueshëm, pasi është pikërisht shuma që klubi pagoi kur e mori nga Southampton në vitin 2011.

Matteo Darmian është rrugës për në Torino, ku e pret Juventusi pasi do të paguajë 14 milionë paund për të. Italianin 28-vjeçar do ta ndjekë jashtë nga “Old Trafford” edhe Daley Blind që vlerësoht po me 14 milionë paund. Sipas raportimeve në mediet britanike, trajnerit do t’I lihen të gjitha paratë në dispozicion për të realizuar blerjet që dëshiron pasi palët kanë rënë dakord se duhen investime për të synuar titullin kampion sezonin e ardhshëm.

Është përfolur se edhe Paul Pogba do të largohet, pork a pak gjasa që United të pranojë ndonjë ofertë për të. Me shumë mundësi, ai do të jetë pika e referimit për të ndërtuar skuadrën e re për sezonin e ardhshëm dhe buxheti i Mourinho-s mund të rritet deri në 200 milionë paund.

Related posts

Deschamps: Siç ndalëm Messin do të ndalojmë edhe Belgjikën

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ CAGLIARIT/ Nuk po aktivizon De Light prej 4 ndeshjesh, Sarri tregon arsyen

Delo.autor

JUVENTUS FITON 3-0 NË TAVOLINË/ Napoli nuk e përdor dot bonusin e Serisë A. Ja çfarë thotë rregullorja

Delo.autor

Leave a Comment