Futboll Premier League Sport

Everton shkarkon trajnerin, paguan 6 milionë paundë dëmshpërblim…

Sam Allardyce është shkarkuar nga posti i trajnerit të Everton, pas vetëm gjashtë muajsh punë në “Goodison Park”. Ka pasur shumë pakënaqësi mes tifozëve të këtij ekipi për lojën e shprehur nga “blutë” dhe Allardyce është larguar nga pronarët, edhe pse kishte edhe një vit kontratë. 63-vjeçari, që e mbylli kampionatin në vendin e tetë, e mori drejtimin e ekipit në dhjetor pasi zëvendësoi David Unsworth, trajnerin e përkohshëm që kishte marrë vendin e Koeman, i cili nisi sezonin.

Allardyce u takua në mëngjesin e sotëm me pronarin e klubit Farah Moshiri dhe palët vendosën për ndërprerjen e bashkëpunimit. Trajneri do të marrë 6 milionë paundë dëmshpërblim për prishjen parakohe të kontratës.

“Jam i shokuar dhe i zhgënjyer maksimalisht me këtë klub për mënyrën si shkuan gjërat. E mora ekipin në vendin e parafundit dhe dolëm të tetët, por deri para mëngjesin të sotëm askush nuk pati kurajë të më thoshte se sezonin e ardhshëm nuk do të isha më trajner,” – tha Allardyce, i cili e mbylli kampionatin me humbjen 3-1 ndaj Wesy Ham.

Ish-trajneri i Hull dhe Watford, Marco Silva, është favoriti për të marrë vendin e tij në “Goodison Park”, ndërsa alternative është trajneri aktual i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Vendosin tifozët: Bundesliga bën një ndryshim që i kushton miliona

Isa.Autor

ARRESTOHET ISH FUTBOLLISTI SPANJOLL/ Kishte porositur vrasjen e ish sulmuesit te Juve dhe Real Darko Kovaçeviç (EMRI DHE FOTO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Skënderbeu arrin marrëveshjen me mbrojtësin pogradecar…

Delo.autor

Leave a Comment