Futboll Premier League Sport

Guardiola dominon në Angli dhe shpallet trajneri më i mirë

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola fitoi dy çmime me rëndësi, pasi shkëlqeu këtë sezon me skuadrën e tij, duke thyer 12 rekorde në Premier League gjatë rrugëtimit për fitimin e titullit kampion.

Tekniku i “Qytetarëve” bëri të tijat çmimet: “Trajner më i mirë i Premier League-s” dhe “Trajneri më i mirë i përzgjedhur nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës”. City në sezonin 2017/2018 grumbulloi 100 pikë dhe shënoi 106 gola dhe nga 38 takime të luajtura mori 32 fitore.

Ndërkohë për sezonin ardhshëm, katalanasi e bëri të qartë se nuk do të shpenzohen shifra të çmendura, ashtu siç është bërë në ta kaluarën. Kjo sepse klubi nuk e ka më atë fuqi ekonomike edhe pse mbështetja nga klubi anglez për merkaton nuk ka munguar.

“Ne do të firmosim me një ose dy lojtarë të rinj, jo më shumë. Nuk mund të investojmë më tepër. Ndoshta njerëzit nuk më besojnë, por nuk kemi të holla për të investuar 300 milionë sterlina çdo sezon. Ne investuam shumë para dhe do të investojmë më pak në të ardhmen.

Na duhej kjo ripërtëritje për shkak të moshës së skuadrës. Suksesi themelor i këtij sezoni është cilësia e lojtarëve. Njerëzit thonë se kemi fituar, ngaqë investojmë shumë. Ata kanë të drejtë. Ederson, për shembull, ishte i përsosur, por në fund njerëzit thonë se duhet shkuar dhe provuar në Premier League. Ai erdhi në Angli dhe tregoi se është vërtet lojtar me vlerë”.

Një nga pozicionet, që Guardiola do të kërkojë të forcojë këtë verë, është ai ku luan Yaya Toure. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të largohet pas tetë vitesh me trofe. “Ku do të bëjmë përforcime? Ndoshta në sulm, por nuk e di për momentin. Ne duhet të bisedojmë më shumë me stafin. Marrim pjesë në katër kompeticione, ndaj kemi nevojë për fytyra të reja” përfundoi Pep Guardiola.

Related posts

LIVE/ Serbia pragmatiste e mbyll në avantazh pjesën e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

“DHURATA MË E BUKUR PËR KËTO KRISHTËLINDJE”/ Videoja e Maradonës “shkatërron” rrjetin

Isa.Autor

Rri apo largohet nga Interi? Ausilio sqaron gjithçka për të ardhmen e Icardit

Sadik.Autor

Leave a Comment