Futboll Sport

Federata Egjiptiane jep lajmin e rëndësishëm për Salah

Mohamed Salah mund të luaj në Kupën e Botës, ndërsa Federata egjiptiane shpreson që shërimi i yllit të Liverpulit nuk do zgjatë më shumë se 3 javë.

Por frika fillestare se Salah nuk do të shërohet në kohë për të përfaqësuar vendin e tij në Rusi, u mohua të mërkurën në mbrëmje nga Federata egjiptiane.

“Federata e Futbollit riafirmon se Salah do të luajë në Kampionatin Botëror me shpresë dhe mungesa e tij nuk do të kalojë tre javë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndeshja e parë e grupit të Egjiptit në Kupën e Botës është kundër Uruguait më 15 qershor, përpara takimeve me Rusinë dhe Arabinë Saudite më 19 dhe 25 qershor respektivisht.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Kiev fundjavën e kaluar.

Related posts

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

Interi dhe Roma po e planifikojnë një shkëmbim të bujshëm në janar

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Crotone – Roma

Q.Autor

Leave a Comment