Futboll Sport

Laçi humbet 3 titullarë, më i dobët për Europën

Një sezon për t’u vendosur në kornizë. Laçi e nisi me objektiv mbijetetsën dhe jo vetëm shkoi deri në finalen e Kupës, por më kryesorja siguroi një vend në para-eliminatoret e Europa League.

Tashmë që edicioni ka përfunduar duhet menduar për ndërtimin e skuadrës dhe në këtë pikë ka disa pikëpyetje. E para ka të bëjë me trajneri Gentian Mezani që ende nuk ka rinovuar, ndërkohë që dy lojtarë të cilit ishin pikat më të forta, Gentian Selmani dhe Reginaldo janë në fund kontrate.

Portieri kërkon një aventurë jashtë vendit dhe gjasat janë të shumta që të mos jetë më pjesë e kurbinasve, ndërkaq që autori i 18 golave në kampionat  është në dilemë rreth së ardhmes. Një tjetër lojtar që nuk ka më detyrim kontraktual është Harallamb Qaqi. 24-vjeçari ishte një pikë referimi në repartin e mbrojtjes duke qënë një titullar i padiskutueshëm.

Më datë 12 korrik bardhezinjtë do të zbresin në fushë në raundin e parë eliminator të Europa Leagues dhe për rreth 2 javë duhet të nisë zyrtarisht puna për të përgatitur këtë kompeticion, megjithatë aktualisht laçianët janë pa boshtin kryesor të ekipit. Mos rinovimi mëse i mundshëm i Selmanit dhe ndoshta largimi i një elementi mjaft të rëndësishëm si Reginaldo i ulin ndjeshëm synimet e Laçit në këtë kompeticion, madje pa e tepruar skuadra do të ishte me 50% të forcës më pak. Zëvendësimi i menjëhershëm i dy elementëve të këtij niveli është në kufijtë e së pamundurës.

Related posts

Formacionet zyrtare, Portugalia – Tunezia

Sadik.Autor

U largua befasisht/ Zbuloni 10 rekordet historike të Zidanes si trajner i Realit

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Juventus shënon sërish, por VAR i heq një gol me fat Bonuccit ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment