Futboll Sport

Fenomeni Ronaldo sot do të ishte lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Neymar mund të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit momentalisht, pas transferimit në Paris Saint-Germain nga Barcelona për 222 milionë euro, por nëse e marrim parasysh inflacionin, atëherë sensacioni tjetër brazilian, Fenomeni Ronaldo, do të ishte më i shtrenjtë.

Një studim i ri i Play Ratings ka zbuluar se, nëse e konsiderojmë monedhën e luhatshme, transferimi i Ronaldos për një shumë të majme parash nga Barcelona në Inter do të vlente hiç më pak se 433 milionë euro në tregun e sotëm.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Barcelonë, ku shënoi 47 gola në 49 paraqitje, Ronaldo iu bashkua gjigantit italian për 28 milionë euro në vitin 1997 – duke e thyer rekordin botëror të transferimeve për të dytën herë në karrierë.

Për atë kohë ishte një shumë e çmendur parash, por Interi fitoi më shumë se vlera e parave që e pagoi për sulmuesin brazilian, i cili realizoi 59 gola në 99 ndeshje përkundër se përballej me lëndime të vazhdueshme.

Lojtarë tjerë në këtë listë, e cila dominohet nga transferimet e Serie A italiane, transferimi i Diego Maradonas në Napoli sot do të vlente 345 milionë euro, ndërsa transferimi i Michel Platinit në Juventus do të vlente 334 milionë euro.

Ronaldo, Inter Milan celebrates with the UEFA Cup after Inter Milan beat Lazio 3-0 in the final in Paris

Related posts

Talenti shqiptar dhuron spektakël në Gjermani, “mbyllë” karrierën e dy futbollistëve të Bayer Leverkusenit

Isa.Autor

E BUJSHME/ “Der Spiegel” zbulon SHKELJEN E RËNDË të RAMOSIT në çështjen e anti-dopingut

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Flamurtari firmos me ish-mbrojtësin e AEK-ut… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment