Futboll Sport

Fillojnë përleshjet edhe në Kiev/ Ultrasit rusë sulmojnë tifozët e Liverpulit

Janë të shumtë tifozët e Liverpulit dhe Realit që tashmë ndodhen në Kiev, ku nesër luhet finalja e Championsit. Por gjendja ka nisur të acarohet. Sipas “Interfax Ucraina” dhe spanjolles “Marca”, dje në mbrëmje, një grup ultrasish me origjinë ruse, kanë sulmuar tifozët e anglezë në një restorant në qendër të qytetit

Agresorët, rreth 20 persona, kanë hedhur tavolina dhe karrige, duke plagosur disa vizitorë. Dy prej tyre dhe një tifoz i Liverpulit, janë arrestuar.

Një klimë që kthen në memorie përleshjet e gjysmëfinales mes Liverpulit dhe Romës, ku para stadiumi u sulmua barbarisht Shok Koks, tifozi anglez që ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital.

Related posts

Milani publikon listën për Kupën e Italisë ndaj Juventusi, ka shumë befasi

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Sulmuesi Shpendi titullar në miqësore, ndëshkon Juventus-in me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NË HUNGARI/ Ylli Uzuni i papërmbajtshëm, shënon 6 gola brenda një ndeshje me Ferencvaros

Delo.autor

Leave a Comment