Bundesliga Futboll Sport

Fillon “klani” kroat te Bayern Munich, ja kush është objektivi i Kovaç

Andrej Kramariç ka tërhequr interesin e Bayern Munchen dhe në merkaton e verës pritet që kampionët e Gjermanisë të bëjnë një ofertë drejt Hoffenheim për kroatin. Andrej Kramariç ka zhvilluar një tjetër sezon të pabesueshëm me Hoffenheim. Sulmuesi kroat ishte protagonisti absolut i Hoffenheim në suksesin 3-1 me Borussia Dortmund të shtunën e kaluar. 26-vjeçari shënoi golin e parë, ndërsa dha asistin në golin e dytë të shënuar nga Szalai duke e kualifikuar ekipin për herë të dytë radhazi në Champions League. Sipas raporteve të mediave gjermane Kramaric është identifikuar si një nga objektivat kryesorë të trajnerit Niko Kovaç për Bayern Munchen. Kramariç, si Kovaç, është kroat dhe vetë trajneri i Bayern e thirri sulmuesin në ekipin e parë të Kroacisë në vitin 2014. Kramariç luajti nën drejtimin e Kovaç deri në përfundimin e kontratës së trajnerit, në fundit të 2015.

Kramariç është një lojtar shumë i zhdërvjellët. Ai luan kryesisht si një qendërsulmues, por gjithashtu mund të luajë në krah dhe këtë sezon ka luajtir edhe në mesfushë për Hoffenheim. Sipas Julian Nagelsmann, ai është zhvilluar në golashënues shumë të qëndrueshëm, që nga transferimi i tij nga Leicester në 2016: këtë sezon Kramariç shënoi 13 gola (duke përfshirë 2 penallti) dhe 9 asiste, duke ndjekur 18 gola dhe 8 asiste në 2016-2017. Duke folur për “Goal.com”, Kramariç pranoi interesin e përfolur të Bayern: “Kam parë atë që mediat kanë thënë për interesin e Bayern, por e bëjnë të lehtë, ka shumë kohë. Prioriteti im është Kupa e Botës tani. Ka shumë kohë për të diskutuar një transferim të mundshëm”. Kjo nuk tingëllon si një mohim. Nëse Bayern vërtetë interesohet për Kramariç, ai duket i gatshëm. Pyetja që bëhet është se çfarë termash do të kërkonte Hoffenheim për një transferim, pasi ai ka nënshkruar deri në vitin 2020 dhe sigurisht, ku do të luante me Niko Kovaç?

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë. Rezultati 0-1

Delo.autor

ZYRTARE/ E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milan shkarkon trajnerin me dy fjali

Delo.autor

Kupa e Italisë: Ja përballjet e zjarrta të çerekfinaleve

Q.Autor

Leave a Comment